Ruani freskinë në fytyrën tuaj

FYTYRA
Typography

Përzierje Vaj Argani dhe ekstrakt trëndafili dhe barbaroze.
Vaji i arganit është një vaj i pasur natyror, me përbërës të tillë si: vitamina E, karroten, squalen por ka edhe më shumë se 75% acide yndyrore të pangopura.

Ai ka shumë përbërës antioksidant të cilat ndihmojnë në ripërtëritjen e lëkurës.

Ekstrati i trëndafilit dhe barbarozës ka përbërës anti-plakje dhe ndihmon lëkurën për të ruajtur qëndrueshmërinë që ajo ka gjatë rinisë. Gjithashtu me anë të përbërësve që ajo ka ndihmon muskujt të ruajnë fuqinë (elasticitetin) e tyre duke parandaluar lëshimin e tyre.