Aspirin dhe uthull molle për një lëkurë që shkëlqen

FYTYRA
Typography

Aspirina në kombinim me uthullën e mollës dhe ujin, krijon një “toner” që zbut lëkurën.
Uthulla e mollës dhe aspirina pastrojnë shenjat e lëna nga aknet në fytyrë si dhe normalizojnë fytyrën e thatë dhe më probleme. Ju mund ta përdorni çdo ditë për një lëkurë të butë dhe të shndritshme. Nëse keni lëkurë të ndjeshme përdoreni atë me masë.

Do të duhet gati një muaj përdorim i përditshëm për të parë rezultatet të mahnitshme.

Përbërësit:

30 ml uthull molle organike

90 ml uje mineral

5 tableta aspirina

 

Udhëzimet për përdorim:

1.     Holloni 30 ml uthull molle me 90 ml ujë mineral.

2.     Thërrmojmë dhe shtypim aspirinën derisa të bëhet në formë pluhuri

3.     Përzierjen e aspirinës e hedhim në përzierjen e uthullës së mollës dhe ujit.

4.     Përzierjen e përftuar aplikojeni në fytyrë, në zonat me akne, në pjesët delikate ose tek poret e zgjeruara.

 

Përzierja mund të qëndrojë e freskët në frigorifer për gati 1 muaj.