Stresi dhe sëmundjet e lëkurës

TRUPI
Typography

Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut. Kundrejt çfarëdolloj mosfunksionimi në organizmin  tonë, organi i parë që reagon është lëkura. Është e njohur tashmë se presioni psikologjik dhe ankthi krijojnë probleme në trupin e njeriut. Stresi është shkaku kryesor i shfaqjes së sëmundjeve të reja të lëkurës si dhe shfaq rastet e përkeqësimit të sëmundjeve të cilat tashmë ekzistojnë brenda organizmit.

Sëmundjet të cilat përkeqësohen nga stresi janë për shembull psoriasi, dermatiti atopik, idrotadenitida qelbëzuese (suppurative idrotadenitida). Këto janë sëmundje kronike që shoqërohen me acarime dhe qetësime kronike dhe një nga faktorët më të mëdhenj që ndikon në zhvillimin e tyre është stresi (me përjashtim kur shfaqen edhe faktorë të tjerë).

Acarimi i secilës prej këtyre sëmundjeve trajtohet veçmas në varësi edhe të gjendjes. Zakonisht aplikohet trajtimi lokal, domethënë vendosja e kremrave dhe vajrave të specializuara për çdo çrregullim. Ndonjëherë është e nevojshme edhe përdorimi i njëkohshëm i një terapie sistematike, pra kombinimi i medikamenteve mjekësore (barnave nga goja) ose trajtimi përmes injektimit të substancave ose trajtimi intravenoz. Kur jemi të sigurt që rastet e shumta dhe të shpeshta të shfaqjes së sëmundjeve kanë si shkak faktorin psikologjik dhe stresin atëherë bashkëpunohet me psikologun ose psikiatrin për të kombinuar edhe marrjen e barnave kundër ankthit.

Stresi ndonjëherë përmes hormoneve ndikon në sistemin imunitar të trupit, duke bërë që  njerëzit me ankth të jenë më pak rezistencë ndaj çrregullimeve të ndryshme organike. Ka sëmundje autoimune (përveç atyre sistematike) të cilat kanë manifestime tipike dermatologjike si psh,  eritematoza sistematike (lupusi), skeloderma sistematike dhe dermatomyositis. Eritematoza sistematike (lupusi) psh shfaq si karakteristikë tiparin “flutura” që shfaqet në hundë dhe faqe, sidomos pas ekspozimit në diell. 

Në mënyrë të ngjashme dhe dermatomyositis tregon skuqje në formën e “luledielli” në faqe pas ekspozimit në diell. Sklerodermia sistematike ka ndryshime tipike si në fytyrë ashtu edhe në duar dhe gishta të cilat na orientojnë për të ndërhyrë ose për të konfirmuar diagnozën.

Të gjitha sëmundjet autoimune të sipërpërmendura mund të kenë si simptomë të parë  manifestimin dermatologjik, si rezultat dermatologu mund të na orientojë drejt diagnozës. Edhe diabeti mellitus, hipertensioni apo cerozat e mëlçisë mund të kenë si manifestime të para ndryshimet dermatologjike.  Pasi mjeku të ketë dyshimin për një sëmundje sistematike ai jep udhëzime për analiza të mëtejshme dhe çdo sëmundje më pas trajtohet në mënyrë të veçantë në varësi me natyrën dhe stadin e zhvillimit të saj.