Marrja e përditshe e shtesave të Vitaminës D-3 mund të sjell përfitime në shëndetin e pacientëve që vuajnë nga dështimi ose pamjaftueshmëria e zemrës.

SHTESAT
Typography

Në SHBA, rreth 5.1 milionë njerëz vuajnë nga dështimi i zemrës. Kjo situatë ndodh kur zemra nuk pompon aq gjak sa organizmi juaj ka nevojë për të kryer funksionet e tij normale. Përafërsisht rreth 50% e pacientëve vdesin 5 vjet pas konstatimit të sëmundjes dhe marrjes së diagnozës. 

Megjithatë, sipas Dr. Klaus Witte (i Universitetit “Leeds School of Medicine” në Mbretërinë e Bashkuar) dhe kolegëve të tij, marrja e përditshme e dozave shtesë të Vitamines D-3 nga pacientë që vuajnë nga dështimi kronik i zemrës, mund të përmirësojë ndjeshëm funksionimin e zemrës. Studiuesit shpjegojnë se shumica e pacientëve që vuajnë nga dështimi i zemrës kanë edhe mungesë të Viaminës D. Kjo ndodh se pamjaftueshmëria e zemrës shfaqet më shpesh tek të rriturit mbi 60 vjec të cilat kanë tendencë të prodhojë më pak vitaminë D3.   

Për të nxjerrë konkluzionet e tyre, studiuesit kryen një studim, që përfshinte më shumë se 160 pacientë. Për 1 vit, 80 pacientë vendosën të marrin çdo ditë shtojcën e vitaminës D3  4000IU, ndërsa pjesa e mbetur morrën një ilac qetësues. Vitamina D3 (cholecalciferol) është formë e vitaminës D e cila prodhohet nga trupi kur ai ekspozohet ndaj rrezeve ultraviolet të diellit. Në fund të studimit, ekipi përdori një echocardiogram për të matur ndryshimet në funksionimin e zemrës së pacientëve, duke parë se sa mirë zemra arrinte të pomponte gjak në cdo rrahje të saj. 

Normalisht një person i shëndetshëm ka një “fraksion të nxjerrjes së gjakut” 60-70%. Por njerëzit me dështime në zemër paraqesin një fraksion të nxjerrjes më të ulët, cka tregon problemin në funksionimin e zemrës së tyre. Në studim pacientët kishin mesatarisht një fraksion nxjerrje prej 26%. Pacientët me dështim në zemër të cilët nuk kishin marr vitaminë shtesë por një lloj qetësuesi nuk shfaqën ndonjë lloj përmirësimi në funksionimin e zemrës ndërsa ata që morën në mënyrë të përditshme shtesë të vitaminës D3 treguan përmirësim në fraksionin e nxjerrjes së gjakut, i cili u rrit nga 26% në 34%.

Dr. Witte u shreh: "Ky është një zbulim i madh për pacientët. Studimi ynë është prova e parë se Vitamina D 3 mund të përmirësojë funksionin kardiak të personave me dështime në zemër."

Rezultatet tregojnë se për disa pacientë me sëmundje të zemrës, marrja në mënyrë të rregullt e shtojcave të vitaminës D-3 mund të zvogëlojë nevojën për të përdorur një defibrilatori kardioverter implantues (ICD). Kjo paisje funksionon përmes një baterie e cila vendoset nën lëkurë dhe lidhet me zemrën përmes disa telave shumë të hollë. Paisja monitoron ritmin e zemrës dhe në rast të zbulimit të anomalive jep një goditje elektrike në zemër për ti rikthyer asaj ritmin normal. Dr. Witte thekson se vendosja e  ICDs kushton shumë dhe disavantazhi i kresor i tyre është se pacientët janë të detyruar t'i nënshtrohen një operacioni.