Sa herë mund të keni dëgjuar se ushtrimi i gjimnastikës është i ndaluar gjatë një programi për humbjen e peshës, pasi ajo “ngjesh” dhjamin/ yndyrën dhe e bën më të vështirë humbjen e kilogramëve të tepërt. Ky është ndoshta një nga mitet më të mëdha. Gjimnastika/ aktiviteti fizik jo vetëm që nuk e “ngjesh” dhjamin por njëkohësisht ndihmon në rritjen e sasisë së dhjamit të djegur e si rrjedhojë dhe në humbjen e peshës.

Leggi tutto: Aktiviteti fizik duhet të ushtrohet më tepër gjatë dietës!

Sa e rëndësishme është mënyra e të ushqyerit për njerëzit që stërviten si në mënyrë amatore ashtu dhe profesionale?
Një performancë sportive maksimale mund të arrihet përmes dietës (regjimit ushqimor) duke i siguruar organizmit substancat e përshtatshme për prodhimin e energjisë por njëkohësisht edhe mineralet dhe elementët e tjerë të rëndësishëm.

Leggi tutto: Performanca sportive dhe regjimi ushqimor

Është nevojë e domosdoshme që gjatë sporteve të ndryshme dhe sidomos gjatë notit (për shkak të mjedisit ujor ku kryet) dhe në një mjedis me klimë të nxehtë, të bëhet zëvendësimi i lëngjeve përmes marrjes së pijeve me synim ruajtjen e balancit të lëngjeve në trup. Megjithatë përqindja e lëngjeve të humbura nga djersitja është dyfish më e madhe se përqindja e humbur me gëlltitjen (sasia maksimale e ujit e shkarkuar nga stomaku  = 0.90-1.2 lt/hr ndërsa sasia maksimale e djersës > 2.5 lt/hr). Humbja e lëngjeve në sasinë 5% të peshës së përgjithshme të trupit shkakton ulje të rezistencës me 50%, ndërsa një humbje > 7%  shkakton këputje të rrezikshme deri dhe gjendje të fikëti.

Leggi tutto: Ripërtëritja e lëngjeve të trupit gjatë notit