Stërvitja me intervale

FORMAT TRAJNUESE
Typography

Që në fëmijërinë tonë, pushimi përbënte një nga arsyet kryesore që na pëlqente shkolla, kështu që është koha për të kujtuar fëmijërinë tuaj dhe ta riktheni pushimin në jëtën tuaj të përditshme duke gëzuar kështu përfitimet e tij të shumta. 

Trajnimi ose stërvitja me intervale përcaktohet stërvitja ku përsëritet një përpjekje muskulare intensive dhe e shpejtë e cila ndiqet nga intervale pushimi dhe pushime aktive.

Ajo ka për qëllim të përmirësojë gjendjen fizike madje me rezultate më të shpejta.

Gjithashtu forcon muskujt e zemrës dhe rrit konsumimin e oksigjenit.

Trajnimi me intervale kombinon aerobinë me ushtrimet për forcimin e muskujve dhe kjo përveç se do të sjell alternime në stërvitjen tuaj do tju ndihmojë të digjni më tepër kalori në një kohë më të shkurtërUshtrimet me pesha forcojnë indet e muskujve dhe kjo ndikon direkt në normën bazë të metabolizmit  e cila mund të rritet deri në 40%. Në sajë të alternimit të vazhdueshëm intensitet-ngadalësim, metabolizmi "zgjohet" dhe kështu atleti humbet më lehtë kalori madje edhe pas ushtrimit. Forcimi i muskujve, i cili në fakt bëhet në një intensitet më të ulët, siguron çlodhjen e kërkuar gjatë ushtrimeve aerobike të cilat bëhen në një intensitet më të madh. Më e rëndësishmja është se trupi djeg më tepër kalori, madje edhe nëse është në gjendje qetësie.

Përfitimi më i madh i trajnimit me intervale është fakti se ritmi dhe intensiteti një herë rriten duke arritur pikën maksimale dhe herën tjetër ngadalësohen gradualisht deri sa ky ngadalësim të kujtojë se ka arritur momenti për të pushuar.

Stërvitja me intervale ka përfitime të menjëhershme dhe të dukshme për shumë njerëz, dhe duke qënë se është një formë gjimnastike mjaft kërkuese nuk ju rekomandohet të gjithë njerëzve për ta ndjekur. Prej saj mund të përfitojnë veçanërisht ata që kanë një lidhje të rëndësishme me gjimnastikën si dhe organizmi i tyre mund të përballet me ritmet e kërkuara të ushtrimit. Duhet të shmanget në kategori të veçanta njerëzish, sidomos tek fillestarët të cilët mund të vështirësohen me ritmet e shpejta si dhe tek ata që vuajnë ose përjetojnë probleme kardiovaskulare, probleme me muskujt e skeletit dhe tek ata që vuajnë nga hipertensioni.

Së fundi, trajnimi me intervale është i ndaluar për gratë shtatzëna pasi ritmet e shpejta  mund të vënë në rrezik si jetën e saj ashtu edhe të fetusit.

Një nga arsyet kryesore që shumë njerëz e ndërpresin gjimnastikën është se pas një periudhe të shkurtër kohore ata mërziten duke bërë të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës, nuk shohin ndonjë progres me programin që po ndjekin dhe duan të reduktojnë peshën e tyre trupore. Kombinimi i ushtrimeve me intensitet dhe forma të ndryshme i mundëson pjesëve të ndryshme të trupit të mos tensionohen apo lodhen nga vazhdimësia e ushtrimeve për disa minuta njëherësh, duke sjell si rezultat rritjen e kalorive të djegura, diçka që nuk bëhet e mundur nga shumica e llojeve të ushtrimit.

Veçanërisht e rëndësishme është edhe shpërndarja e tendosjes së muskujve. Çdo ushtrim zakonisht tendos një pjesë të trupit duke shkaktuar dhimbje, "ngërçe" ose tërheqje  të muskujve. Stërvitja me intervale, ndërkohë, e ndan tendosjen në pjesë të ndryshme të trupit dhe kështu atleti nuk përballet me pasojat e pakëndshme të një ushtrimi intensiv.

Në të njëjtën kohë, trajnimi nuk është një përsëritje e mërzitshme e të njëjtave ushtrime por bëhet kuptimplotë dhe interesant në sajë të ushtrimeve të ndryshme të programit duke shmangur monotoninë. Atleti nuk heq dorë nga përpjekjet për shkak të mërzitjes përkundrazi fokusohet më shumë në të, nuk e humbet interesin dhe njëkohësisht shijon shumë shpejt përfitimet e ushtrimit.

Së fundi, përbën një nga llojet e veçanta të ushtrimit, që nuk e lodh atletin deri në pikën sa të mos qëndrojë dot në këmbë. Ky lloj ushtrimi në sajë të intervaleve, e relakson atletin i cili mund të rimarrë fuqitë e tij.

Duke qënë se kemi të bëjmë me një lloj të veçantë trajnimi, ai gjithmonë duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e një trajneri me përvojë, i cili do t’ju udhëzojë me këshillat e tij, por njëkohësisht duhet të jenë bërë edhe kontrollet e nevojshme nga mjeku juaj.

Së fundi, edhe nëse gjimnastika është bërë pjesë e jetës tuaj të përditshme, nëqoftëse ju ndieni qoftë edhe sikletin më të vogël gjatë saj, duhet menjëherë të ndaloni ushtrimin dhe të konsultoheni me trajnerin tuaj!

Gjatë ushtrimit me intervale, qoftë edhe me periudha të ndryshme, ka rritje të sasisë së kalorive të djegura.