Doni muskuj barku perfekt? Ja se si!

FORMAT TRAJNUESE
Typography

Keni dyshime në lidhje me udhëzimet që ju japin? Po ju japim përgjigje pyetjeve më të shpeshta në lidhje me formimin e muskujve të barkut. Muskujt e barkut të formuar mirë janë SEXY dhe me sa duket është vështirë ti arrish. Të gjithë i duan por pak i arrijnë! Kur fillon koha për tu stërvitur për të krijuar muskuj barku, fillojnë edhe teoritë e ndryshme: Disa ju thonë që duhet të ushtroheni çdo ditë e të tjerë ju thonë çdo 2 ditë (si stërvitja për muskujt e tjerë të trupit).

Ju thonë se duhet të ndani në ditë të ndryshme ushtrimin e muskujve të sipërm dhe muskujve të poshtëm të barkut. Por të tjerë ju thonë që kjo gjë nuk është e nevojshme përderisa bëhet fjalë për të njëjtin grup muskujsh. Duhet ta mbash apo jo frymëmarrjen gjatë ngritjes?  Opinionet e ndryshme të njerëzve por edhe specialistëve të palestrave janë të shumta dhe shpesh krijojnë konfuzione.

Le të japim disa përgjigje dhe jo opinione rreth pyetjeve më të shpeshta ...

Pyetja: Nëse bëj ushtrime të lehta për muskujt e barkut, është kjo një metodë e mirë për të formuar muskuj?

Realiteti: Ju vazhdoni të hani, hani, hani? Pikërisht për këtë nuk arrini të “shikoni” muskujt tuaj të barkut. Në përgjithësi, muskujt e mirëformuar nuk janë rezultat i ushtrimeve që bëni por i regjimit ushqimor që ju ndiqni. Duhet të hiqni qafe shtresat e yndyrës që muskujt të arrijnë të duken. Duke bërë mijëra ushtrime barku gjatë ditës, muskujt tuaj mund të forcohen por nuk është e çuditshme që të filloni të keni shqetësime me shpinën tuaj.  

Pyetja: A mundem që një ditë të bëj ushtrime për muskujt e sipërm dhe ditën tjetër për muskujt e poshtëm?

Realiteti: Ideja se mund të stërvitësh veçmas muskujt e sipërm dhe të poshtëm të barkut nuk qëndron pasi bëhet fjalë për të njëjtin grup muskujsh. Sigurisht që mund të mbingarkosh pjesën e poshtme të muskujve të barkut duke bërë më tepër ushtrime për këtë pjesë por nuk do të mund të shmangësh tkurrjen e tepërt të pjesës së sipërme të shpinës. Kështu që ju do të mbingarkoni muskujt e barkut çdo ditë.  

Pyetja: Mund të forcojë muskujt e barkut nëse rris performancën time sportive?

Realiteti: Stërvitja e muskujve të barkut bëhet zakonisht shtrirë dhe me këmbë të përkulura. A njihni shumë sporte ose aktivitete të përditshme që të përdorin këtë pozicion? Atletët në përgjithësi nuk përqëndrohen tek forcimi i muskujve të barkut por janë më tepër të interesuar në bashkëveprimin e të gjithë grupeve të muskujve, ekuilibri dhe imitimi i lëvizjes sportive. Stërvitja e tyre quhet functional ose core training që ka si synim bashkëveprimin e muskujve dhe indeve nervore për të rritur performancën e tyre nëpër gara.

Pyetja: Stërvitja e muskujve të barkut përmes topave të mëdhenj të quajtur Swiss ball është më e mirë se metoda tradicionale?

Realiteti: Këta topa vijnë më tepër nga fusha e fizioterapisë. Dhe përbën një tjetër mjet që përdoret nga profesionistët e sporteve. Rrisin bashkëpunimin mes grupeve të ndryshme të muskujve dhe sistemit nervor qendror. Ato vendosin në lëvizje edhe muskujt e barkut dhe çka është më e rëndësishme ndihmojnë në sigurimin e ekuilibrit që konsiderohet një parametër funksional bazë. Po pra mund ti praktikoni gjatë stërvitjes tuaj por mos e hyjnizoni efektin e tyre për forcimin e muskujve të barkut.

Pyetja: Ushtrimet për forcimin e muskujve të barkut reduktojnë dhimbjet e mesit?

Realiteti: Muskujt e barkut mund të zvogëlojnë faktorët që shkaktojnë shqetësime dhe dhimbjet e mesit. Megjithatë duhet bërë kujdes pasi jo të gjitha ushtrimet janë të përshtatshme. Gjithmonë duke u konsultuar me trajnerët, terapistët fizike dhe mjekët mund të ndiqni programe që mund të rehabilitoni mesin tuaj.

Pyetja: Si duhet ti mbaj këmbët gjatë kohës që bëj ushtrime për muskujt e barkut?

Realiteti: Kur këmbët tuaja janë të kapura diku gjatë kohës që ju çoheni për të bërë përkulje barku, grupi i muskujve që ndikohet më tepër janë muskujt e quajtur iliopsoas. Muskujt e këmbëve marrin përsipër të çojnë mesin tuaj nga toka por pa ju dhënë ndonjë rezultat shtesë.  Mund ta praktikoni si lëvizje për ti dhënë larmishmëri ushtrimeve tuaja.