TOP 10 e Antioksidantëve!!! Si mund të mbroni veten nga sëmundjet?

VLERAT USHQYESE
Typography

Organizata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka publikuar një listë me 10 ushqimet më të rëndësishme antioksiduese. Bëhet fjalë për ushqime që luftojnë stresin oksidativ dhe dëmtime të tjera oksidative që prekin trupin tonë gjatë jetës. Është me rëndësi jetike të përfitojmë nga çdo gjë që kemi në dispozicion me synim mbrojtjen e shëndetit tonë.

10 më të rëndësishmet janë:

     1.     Fasulet e vogla të kuqe

     2.     Rrush i egër pa fara (wild currants)

     3.     Fasulet e kuqe në formë veshke (kidney beans)

     4.     Fasulet pinto (me pika)

     5.     Boronica

     6.     Boronicë e kuqe

     7.     Argjinare (artiçoka)

     8.     Manaferra

     9.     Kumbullat

    10.  Mjedra

Bëhet fjalë për ushqime shumëngjyrëshe. Ngjyra e tyre tregon praninë e fitokimikateve ose antioksidantë. Çdo ngjyrë në mënyrën e vet lufton procesin e plakjes. Sa më e madhe të jetë shumëllojshmëria e ushqimeve që konsumoni aq më mirë për shëndetin tuaj.