Kafeja dhe kaloritë e saj. Sa e “pafajshme” është kafeja përsa i takon vlerave kalorike?

USHQIMI
Typography

Mbi 2000 janë përbërësit ushqyes që përmban fara e kafes. Acidet organike, aldehidet, ketonet, kafeina, proteinat, karbohidratet, vitamina B3, kalciumi, fosfori, natriumi, magnezi, hekuri janë disa nga elementët që përmban kafja. Një substancë me efekt të rëndësishëm anti-kancerogjen, që krijohet kur piqet kafeja, është methylypyridinium- i dhe gjendet tek kafeja e papërpunuar (kafe e çastit, e zakonshme, dekafeine).

Studimet tregojnë se konsumimi i kafes mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë për shkak të enzimave antitumorale që mbart dhe veprimit si antioksidant.

Dy janë llojet e pemës së kafes: kafe arabike dhe kafe robusta. Nga këto dy lloje kafesh krijohen të gjitha llojet e tjera të kafeve që ekzistojnë. Dallimi midis tyre është tek karakteristikat e ndryshme që kanë në mënyrë që të përbushin çdo shije dhe aromë të dëshiruar.

Të pi kafe nëse mbaj dietë, nëse po, çfarë kafe dhe sa kalori ka ajo?

Kafeja e pastër nuk ka kalori, por shtimi i komponentëve të tjerë të ndryshëm i shton asaj kaloritë ......

 

Kafeja

Kafe turke

 Frappe / Nescafe

Kafe filter

Ekspres

Kapucino

Kafe irlandeze

Sheqer i bardhë (1 lugë të vogël)

20

20

20

20

20

140

 Sheqer i    zi

( 1 lugë e vogël)

20

20

20

 

20

140

Qumështi freskët (1 racion)

 

30

30

 

160

 

Shllak

 

 

 

 

333

 

 

Sa më shumë përbërës ti shtoni kafes tuaj aq më shumë rriten vlerat kalorike të saj.

Fjalori i kafes:

 frappe = e rrahur ose e përzier (orgjina franceze)

espresso – kapucino (vjen nga pema kafe Arabike ose kafe Robusta) ekstrakt shijesh në gojën e admiruesve, shoku i tij i vetëm në orët e para të ditës do të ishte vetëm pak sheqer. Edhe pse do të ishte më mirë ta pinit sa më të pastër (shqeto)....kafe ABSOLUTE!!!

 

Prodhimi: Uji i nxehtë futet me presion në hapësirën e kafes së bluar imët. Koha e përgatitjes së saj është 20- 30 sekonda. Konsiderohet si një nga llojet më të shëndetshme të kafes. Nëse do të donit që dikush ti klasifikonte, atëherë do ti vlerësonte kështu:  1 pikë kafeja e çastit  = 2 kafeja franceze = 4 kafeja greke  = 8 ekspresi.

 

KATEGORITË E VEÇANTA:

Machiato = espresso + qumësht i rrahur

Ekspres dopio = në 150 ml ujë 2 doza kafe

Lungo ose Americano = ekspres normal + ujë

Cappuccino = pihet në gotë të madhe që përmban 1/3 ekspres, 2/3 krem i trashë qumështi i skremuar.