Të gjitha hapat për të përgatitur saktë ushqimin e foshnjave tuaja

SIGURIA E USHQIMEVE
Typography

Përgatitja e ushqimeve të fëmijës fsheh shumë rreziqe. E rëndësishme është të ruhen standarde të larta të higjienës për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e infeksioneve.

Përgatitja e ushqimit të fëmijës në shtëpi dhe jo blerja e ushqimeve të gatshme është një praktikë që zgjedhin shumë prindër. Kështu ata përfitojnë ushqime me vlera të larta ushqyese dhe me kosto të ulët. Por ekziston rreziku i rritjes së mikroorganizmave të cilat mund të çojnë në zhvillimin e infeksioneve tek foshnjat.

Për çfarë duhet të tregohemi të kujdesshëm gjatë përzgjedhjes së përbërësve?

Së pari, është cilësia e materialeve. E preferueshme është që të përdorni ushqime të freskëta. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë mund të përdorni ushqime të ngrira ose të konservuara.  Kujdes nga frutat dhe perimet e përpunuara, të kenë të etiketuar se nuk kanë përmbajtje të shtuar të sheqerit.

Kini parasysh:

1. Kontrolloni nëse dyqani ku do të blini produktet të jetë i ajrosur mirë dhe ushqimet delikate të ruhen në temperaturën  e duhur
2. Kontrolloni nëse ruhen veçmas ushqimet e gatuar ose të përpunuara nga ushqimet e freskëta

3. Kontrolloni datën e skadencës

Ushqimet që paraqesin rreziqe për fëmijën tuaj.

Produktet e qumështit të përgatitura nga qumështi i pasterizuar mund të jenë bartëse të shumë baktereve duke sjell si rezultat shfaqjen e sëmundjeve të rënda.

Mjalti është një ushqim kaq shumë i rëndësishëm por shmangni përdorimin e tij tek fëmijët nën 12 muajsh pasi rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së botulizmit. Studimet kanë treguar se konsumimi i menjëhershëm i mjaltit dmth mbi një biberon ose direkt në gojë rrit rrezikun e shfaqjes së botulizmit tek foshnjat.

Ushqimet e konservuara (në shtëpi) mund të fshehin baktere të dëmshme. Kjo ndodh sidomos kur nuk bëhet konservimi i mirë i tyre.

Kujdes me datën e skadencës në etiketat e ushqimeve.

Konservimi jo i mirë mund të shkaktojë fryrje, rrjedhje, ndryshk në kanaçet ose kavanozat e produkteve dhe ushqimeve. Kujdes me ambalazhimet që nuk kanë fare etiketa.

Përgatitja e ushqimit për foshnjat tuaja:

Foshnjat futen në kategorinë me rrezik të lartë. Janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve që merren përmes ushqimeve krahasuar me moshat më të rritura. Është e rëndësishme të ndiqni rregullat e mëposhtme:

 1.     Lani mirë duart dhe të gjitha paisjet që do të përdorni gjatë përgatitjes së ushqimit për foshnjat tuaja.

 2.     Nuk harrojmë të përdorim paisje të veçanta për prerjen e mishit të shpendëve, mishit të kuq, peshkut dhe ushqimeve të tjera me synim mos transmetimin e infeksioneve.

 3.     Pastrojmë mirë frutat e freskëta dhe perimet me ujë të bollshëm e të rrjedhshëm.

 4.     Menjëherë pas blerjes e ruajmë mishin e kuq, mishin e shpendëve, peshkun dhe produktet e qumështit në pjesën më të ftohtë të frigoriferit.

 5.     Gatimi i mishrave dhe peshkut të bëhet me kujdes në mënyrë që të bëhet largimi i baktereve që mund të kenë ngelur në to. Duhet të sigurohemi që gatimi i mishrave të bëhet në një temperaturë të paktën prej 160 F për mishin e kuq, 145 F për peshkun  dhe për të gjitha llojet e tjera të mish të bardhë të paktën 165 F.

 

Ruajtja dhe “rinxehja” e ushqimeve të foshnjave tuaja. Ushqime të sigurta.

1.     E derdhim ushqimin që ngelet në pjatën e foshnjës (pasi ai ka marr vaktin e nevojshëm)

2.     Mos e lini ushqimin të qëndrojë në temperaturën e dhomës për më shumë se 2 orë ose më shumë se 1 orë kur temperatura është e lartë.

3.     Për mishin e kuq, peshkun, vezën dhe mishin e bardhë, të cilat janë të para-përgatitura ndalohet ruajtja e tyre në frigorifer për më shumë se 24 orë dhe 48 orë është ruajtja për frutat dhe perimet.

4.     Tregoni kujdes me rinxehjen e ushqimeve të ngrira

5.     Shkrirja e ushqimeve të fëmijëve nuk duhet të bëhet asnjëherë duke i lënë ushqimet në temperaturën e dhomës ose duke e lënë në tas me ujë të ndotur (por duhet të bëhet ndryshimi i herë pas hershëm i ujit).

Për një kontroll më të mirë të ushqimeve të përgatitura për fëmijët duhet të përdorni etiketa për të shënuar datën e prodhimit të tyre. Kohëzgjatja që mund të ruhet një ushqim në ngrirje është 1 muaj.