Testi i intolerancës ushqimore- Për çfarë duhet të tregohemi të kujdesshëm?

OBEZITETI
Typography

Testi intolerancës ushqimore. Çfarë është dhe cilat janë mundësitë e tij? Qarkullojnë shumë teste që premtojnë shumë, por çfarë konkretisht?
Le të shohim se çfarë është e intoleranca ushqimore. Ajo është një dukuri kur organizmi ka intoleranca ndaj ushqimeve të ndryshme. Këto ushqime mund të jenë ushqimet e përditshme që në dukje janë të padëmshme.

Kush do ta kishte imagjinuar se domatja, buka, qumështi dhe ushqime të tjera të tilla mund të shkaktojnë intolerancë?

Ku identifikohet problemin, në të cilën pjesë të trupit tonë? Zakonisht në sistemin e tretjes.

Mungesa e një enzime në traktin gastrointestinale sjell si rezultat  paaftësia e zorrëve për të punuar dhe absorbuar disa ushqime dhe vlerat e tyre ushqyese. Shfaqja e problemeve me tretjen, gastritit, fryrja e barkut, pamundësia për të humbur peshë, dhimbja e kokës, shfaqja e akneve në fytyrë, ekzema dhe probleme të tjera me lëkurën të cilat nuk kanë ndonjë arsye të veçantë për tu shfaqur, atëherë duhet të shqetësohemi për to.

Ka një të vërtetë në testin e intolerancës, por jo deri në atë masë sa dëgjojmë. Zakonisht, shumë nga ne arrijmë ta kuptojmë se cilat janë ato ushqime që na shkaktojnë fryrje barku ose ndonjë problem tjetër me intolerancën. Dhe duke hequr dorë nga këto ushqime kuptojmë që simptomat largohen. Është e drejtë të bëhet testi (test hematologjik) por pasi është ndjekur me saktësi një program i duhur ushqimor. Nëse nuk ka rezultat, atëherë bashkëpunimi i dietologut dhe alergologut do të na ndihmojë të marrim një vendim të drejtë dhe do të na tregojë rrugën e drejtë duke parandaluar çdo mundësi që të mund të na keq informojë.

Nuk është e drejtë të ndjekim diçka të cilën na i ka propozuar një miku ynë dhe jo dikush që ka njohuri të drejtpërdrejta dhe të duhura.

Kurthi që mund të bjerë dikush është që të bëjë një test të rremë nga dikush i cili nuk është i besueshëm dhe ti tregojë se testi tregon se është alergjik nga sheqeri, mielli, veza, dhe ushqime të tjera, të cilat nëse i analizojmë mirë janë përbërës të shumë ushqimeve të cilat nëse konsumohen në masë  konsiderohen si shkaktar të shtimit në peshë.

Zakonisht rezultati është i shoqëruar me këshilla të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me dietën mesdhetare, si vaktet e shpeshta, 1.5 litra ujë në ditë, konsumimi i mjaftueshëm i frutave dhe perimeve, si dhe udhëzime të tjera të tilla, të cilat nëse dikush i ndjek gradualisht do të ketë rezultat.

Durimi dhe këmbëngulja janë zgjidhja dhe jo teste magjik dhe joreal që premtojnë shumë dhe kanë si qëllim të vetëm sigurimin e përfitimeve për ata që i manifestojnë.

Nëse do të kishte teste “magjikë” atëherë nuk do të duhej t’ju ngarkoheshin kaq shumë detyra dhe përgjegjësi dietologëve.