Përfundimisht cfarë është ky i famshmi BMI (indeksi i masës trupore)?

OBEZITETI
Typography

Keni hasur shpesh herë nëpër revista apo faqet e internetit çështje që lidhen me indeksin e masës trupore (BMI), por si mund ta llogarisim atë?

Po, është e vërtetë që përcaktohet nga përpjestimi i peshës tuaj me gjatësinë tuaj në katror dhe në bazë të rezultatit tregon nëse ju jeni nën peshë, normal, mbipeshë apo obezë.

Por ajo që ndoshta nuk dinit është se BMI është thjesht një tregues ashtu siç e ka të përcaktuar edhe në emrin e vet.

Pra, në vetvete nuk është i vlefshëm dhe i besueshëm, nëse nuk ka të paktën rezultatin e raportit të perimetrit të belit dhe perimetrit të ijeve, e cila është një metodë më e besueshme që do t’ju tregojë nëse vërtet jeni normal apo mbipeshë.

Mos harroni se mund të ndodh që dy njerëz me të njëjtën peshë dhe gjatësi të kenë të njëjtën BMI, por në realitet njëri mund të ketë më tepër muskul se tjetri ndërsa tjetri të ketë sasi më të madhe dhjami.

Prandaj është e rëndësishme të dini se sa është përqindja e yndyrës në trupin tuaj dhe të kuptoni se pesha që ju masni nuk është vetëm yndyrë (dhjam) por luan rol edhe masa muskulare në trup dhe konstrukti i trupit të gjithë secilit si dhe përqëndrimi i masës së dhjamit në pjesën e sipërme ose të poshtme të trupit.

Trupi në formë molle është ai lloj trupi i cili e përqëndron pjesën më të madhe të kileve në pjesën e sipërme të tij (zona e barkut) dhe është zakonisht i rrezikshëm për jetën pasi shoqërohet me sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Tipi i trupit në formë dardhe është ai që vendos më tepër kile në pjesën e poshtme të tij (ije dhe kofshë).

Prandaj e këshillueshme është që të dini të paktën përimetrin e belit tuaj:

Për burrat  >  94 cm   = rrezik i madh

                    > 102  cm= jashtëzakonisht i madh

Për gratë   >  80  cm = rrezik i madh

                    >  88 cm = jashtëzakonisht i madh