Hepatitet virale janë sëmundje që vijnë nga viruse të cilët shkaktojnë dëmtime në mëlçi. Format më të rënda të sumundjes mund të çojnë në situata të rrezikshme të tilla si cirroza e mëlçisë (hepatite), abscesi i mëlçisë dhe kanceri hepatocelular. Hepatitet më të zakonshme përfshijnë infeksionet nga viruset A dhe C.

Leggi tutto: Hepatitet kronike

Koliti spastik nuk është një sëmundje por një grup simptomash të shkaktuara nga irritimi i zorrës së hollë ose të trashë ose nga lëvizja (peristaltikës) jo normale e tyre. Lëvizjet peristaltike (jo normale) mund të jenë lëvizjet e shpeshta të zorrëve çka çon në diarre ose humbja e ndjeshmërisë së zorrës së trashë nga prania e fekaleve, duke rezultuar në kapsllëk.

Leggi tutto: Sindroma e zorrës së irrituar ose koliti spastik

Sëmundja e mëlcisë së dhjamosur është një sëmundje shumë e përhapur gjatë viteve të fundit në praktikën e përditshme klinike dhe është përcaktuar si një grumbullim jo normal i yndyrnave në hepatocytes (qelizat kryesore të indit parenkimale të mëlcisë). Rëndësia klinike e saj filloi të vlerësohej gjatë dekadës së fundit  kur u arrit të gjendej se ka lidhja me sindromën metabolike dhe mundësinë e shndërrimit të saj në cirozë të mëlcisë dhe kancer hepatocelular.

Leggi tutto: MËLÇIA E DHJAMOSUR