MËLÇIA E DHJAMOSUR

TRETJA
Typography

Sëmundja e mëlcisë së dhjamosur është një sëmundje shumë e përhapur gjatë viteve të fundit në praktikën e përditshme klinike dhe është përcaktuar si një grumbullim jo normal i yndyrnave në hepatocytes (qelizat kryesore të indit parenkimale të mëlcisë). Rëndësia klinike e saj filloi të vlerësohej gjatë dekadës së fundit  kur u arrit të gjendej se ka lidhja me sindromën metabolike dhe mundësinë e shndërrimit të saj në cirozë të mëlcisë dhe kancer hepatocelular.

Grumbullimi jonormal i yndyrnës (dhjamit) në qelizat kryesore të mëlcisë (hepatocytes) shoqëruar edhe me inflamacione ishin ndër dëmet më karakteristike të steatohepatitis alkoolike, deri në vitin 1980, kur Ludwig dhe bashkëpuntorët e tij të Mayo Clinic zbuluan se dëmtime të tilla të ngjashme u gjetën edhe në persona që nuk pinin alkool por që ishin mbipeshë, ose gra me diabet ose persona me hipertrigliceridemi ose një kombinim të saj. 

Fillimisht u cilësua si “mëlcia jo-alkoolike e dhjamosur”(NAFL) ndërkohë që sot është zëvendësuar me termin “sëmundjet jo-alkoolike të dhjamosjes së mëlçis”  (NAFLD) dhe përfshin një gamë të gjerë sëmundjesh duke filluar nga ato pa inflamacione  deri tek inflamacionet më të rënda dhe/ ose cirozë që mund të cojë në dështimin e mëlcisë ose  kancerin hepatocelular.

Prevalenca e sëmundjeve të mëlçisë së dhjamosur joalkoolike ndryshon në varësi të popullsisë së testuar dhe kriteret e diagnostikimit. Megjithatë vlerësimi është i pranishëm në 15-20% të njerëzve që i nënshtrohen ekzaminimeve parandaluese, ndërkohë që rritet me moshën dhe praninë e mbipeshës apo diabetit.

Pacientët me sëmundje të mëlçisë së dhjamosur jo-alkoolike shpesh nuk kanë simptoma dhe arsye për të vizituar mjekun, dhe gjetja e mëlcisë së dhjamosur është e rastësishme përmes ultratingujve ose transaminazave të larta gjatë një testimi laboratorik. Historiku i sëmundjeve në familje, ekzaminimet mjekësore dhe një test i plotë laboratorik mund të cojnë në përjashtimin e sëmundjeve të tjera të mëlcisë dhe në  diagnostifikimin e  sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur  jo-alkoolike.

Megjithatë, studimi i sëmundjes është penguar nga fakti se diagnoza e saktë përcaktohet vetëm me një biopsi të mëlçisë. Sic u përmend, simptomat janë të rralla dhe mund të përfshijnë rëndesë në anën e djathtë të abdomenit, ndjesinë e lodhjes dhe kruarje. Karakteristikat tipike të ekzaminimit klinik janë:  hepatomegalia/ zmadhimi i mëlcisë (30%), obeziteti (BM1> 30) në 30% dhe perimetri i belit (tek meshkujt> 102cm / tek gratë> 88 cm).

Testet e nevojshme laboratorike janë:  transaminazat, HDL kolesterolit, triglicerideve, kontrolli i glukozës në gjak ndërkohë që kontrolli imazherik përfshin ultratingujt, tomografia e kompjuterizuar (CT scan) dhe   rezonanca magnetike (MRI). Diagnostifikimi i saktë bëhet vetëm përmes biopsisë së mëlcisë.

Deri më sot nuk ka rezultate të publikuara të studimeve të mëdha për trajtimin e sëmundjes, kështu që udhëzimet  përqëndrohet në trajtimin e faktorëve individualë të rrezikut (si obeziteti, diabeti, etj).

Trajtimi kryesor qëndron në ndryshimin e jetesës përmes një modeli të ri të ushqyerit, rënia në peshë dhe rritja e aktivitetit fizik.