Sindroma e zorrës së irrituar ose koliti spastik

TRETJA
Typography

Koliti spastik nuk është një sëmundje por një grup simptomash të shkaktuara nga irritimi i zorrës së hollë ose të trashë ose nga lëvizja (peristaltikës) jo normale e tyre. Lëvizjet peristaltike (jo normale) mund të jenë lëvizjet e shpeshta të zorrëve çka çon në diarre ose humbja e ndjeshmërisë së zorrës së trashë nga prania e fekaleve, duke rezultuar në kapsllëk.

Por cilat janë simptomat…

Në rastin e kolitit spastik, simptomat e diarresë dhe të kolitit, të cilat janë edhe më të alternueshme, shpesh herë shoqërohen edhe nga rrjedhje gjaku, dhimbje barku, të vjella, dhimbje koke apo ndjesia e lodhjes.

Kur fillojnë këto simptoma....

Simptomat fillojnë gjatë ngrënies dhe fillimisht karakterizohen nga spazma ose dhimbje të forta zakonisht në pjesën e poshtme të barkut. Dhimbja mund të zhduken pas një lëvizje të mundshme të zorrëve.

Faktorët që ndikojnë....

Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kolitit spastik janë tensioni nervor, ndjenja e ankthit, ndjenja e fajit, ndjenja e represionit dhe zemërimit, ndërkohë që ndikojnë edhe përdorimi i tepruar i laksativëve dhe qetësuesve, pirja e duhanit, alkoolit, kafes, frutat dhe perimet e freskëta, antibiotikët, infeksionet e zorrëve, mungesa e gjumit, mungesa e pushimit, mungesa e lëngjeve dhe jashtëqitjet e shpeshta.

Në fazën akute të kolitit spastik, feçet mund të jenë të buta ose të formësuara dhe mund të përmbajnë mukus i cili prodhohet si një lubrifikant në muret e brendshme të zorrëve të irrituara.

Po cili është trajtimi...

Pasi të jetë diagnostifikuar prania e kolitit spastik, trajtimi që duhet të ndiqet nga personi i prekur, së bashku me regjimin ushqimor, duhet të shoqërohet edhe me qetësimin e tij. Shëtitjet e gjata, ecja me bicikletë apo dhe ushtime të ndryshme mund të ndihmojnë në relaksimin e personit dhe në funksionimin më të mirë të zorrëve.  Gjithashtu, pacienti duhet të ndihmohet dhe të nxitet për të adaptuar ritmet normale përsa i takon jashtëqitjes.