TERAPIA E ZËVENDËSIMIT HORMONAL DHE GJIRI

SHËNDETI
Typography

Menopauza nënkupton ndërprejen e periodave.  Vezoret plaken dhe ulin aktivitetin e tyre prodhues. Në përgjithësi menopauza ndodh në moshën 50 vjec ± 2 vjet (48-52).  Por shpesh herë ndodh më shpejt (44-46 vjet) ose më vonë (53-57 vjet). Menopauza lidhet me situata të pafavorshme në jetën e gruas të cilat ndahen në:

 a)      Direkte, si:  simptomat vasomotore ( nxehtësi dhe djersitje gjatë natës, pagjumësi, dhimbje koke, depresion, atrofi urogjenitale  (thatësi vaginale, infeksionet e traktit urinar).

 b)      Afat-gjate: - osteoporoza

-sëmundje kardiovaskulare

-hipertensioni

- hiperkolesterolemia

- infarkti i miokardit

 

I pari në llojet e kancerit që prek gjininë femërore është kanceri i gjirit. Frekuenca e përhapjes së tij rritet me moshën dhe është në mënyrë progresive. Një në tre gra vdes nga sëmundjet kardiovaskulare ndërkohë që një në 30 gra vdes nga kanceri i gjirit.  Kanceri i gjirit në moshën para riprodhuese është tepër i rrallë por rritet shpeshtësia e rasteve pas menopauzës. Faktorët e shfaqjes së rrezikut të kancerit të gjirit janë:

 

• Shtatzënia në moshën mbi 30 vjeç

• Indeksi i masës trupore (BMI) mbi 29

• Vonesa e menopauzës

• Terapia e zëvendësimit hormonal më shumë se 5 vjet.

Nuk ka statistikisht ndonjë ndryshim të rëndësishëm tek gratë që marrin trajnim për zëvendësimin hormonal më shumë se 5 vjet dhe atyre që nuk marrin.   (Lancet 1997; 360: 1047).

I referohem një tjetër studimi të rëndësishëm  (WHI: Women’s Health Initiative) që u botua në  JAMA 2002, 288:321 me synim parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek femrat që kishin marrë trajtimin e zëvendësimit hormonal. Ai përfshinte 27.000 gra. 

2/ 3 e tyre të moshës mbi 60 vjec, 74 % pa trajtim hormonal dhe 75 % me obezitet në stad mesatar ose shumë të lartë.                                                      

Ato u ndanë në dy grupe:

A)     Ato që e kishin mitrën dhe morrën E + P -16,000

B)       Ato që i ishin nënshtruar një hysterectomie totale dhe morrën vetëm  11,000 E

 

Pas 5 vjetësh trajtimi për zëvendësimin e hormoneve:

-8 Raste të reja të kancerit të gjirit për 10.000 gra që përfaqësojnë 26%.

-tek ato që nuk kishin mitrën dhe kishin marrë vetëm estrogjene u vu re që ishte zvogëluar rreziku i shfaqjes së kancerit të gjirit në nivel 23%.

  

Një studim i madh epidemiologjik i publikuar në Lancet 2003 (9: 419) është Million Women Study ku morrën pjesë një million gra të cilat i ishin

nënshtruar trajtimit për zëvendësimin e hormoneve dhe u ndanë në 3 grupe.

Nga ky studim u tregua se kishte rritje të rrezikut të shfaqjes së kancerit të gjirit në nivel 30 % tek gratë që kishin marrë vetëm estrogjene.

Dy herë më shumë rrezik shfaqje (45%) tek gratë që kishin marrë  estrogjene dhe progesteron.

 

Indikacionet e terapisë së zëvendësimi hormonal tek gratë gjatë menopauzës siç përcaktohet nga FDA janë:

 

-Trajtimi i simptomave të menopauzës

-Simptomat vasomotore

- Atrofi e sistemit urogjenital

- Parandalimi i osteoporozës deri në një periudhë pesë vjecare.

 

Kundër indikacionet e terapisë së zëvendësimit hormonal:

- Kanceri i gjirit
- Kanceri endometrial

- Gjakderdhje vaginale e pashpjegueshme

- Historiku i sëmundjeve tromboembolike

- Sëmundje të mëlçisë