Korrelacioni mes ushqimit dhe sklerozës së shumëfishtë ose multiple

SHËNDETI
Typography

 

PAK FJALË RRETH SËMUNDJES:

 

 

 

SHKAKU I SAJ : I panjohur. Por,nga të dhënat e shumta shkencore dhe vëzhgimet e bëra,  u vërejt se sistemi imunitar në përpjekje për të luftuar një ose më shumë viruse, nuk njeh qelizat dhe indet e shëndetshme dhe i sulmon ato.

Çfarë ndodh?: Krijohen antitrupa të cilët sulmojnë Proteinën bazike Myelin- Myelin basic protein (MBP) (përzierje lipidesh dhe proteinash) në Sistemin Nervor Qëndror. Të cilat nuk e shkatërrojnë atë plotësisht, por në pjesë të caktuara në kohë të ndryshme, krijojnë pllaka demielinizuese (ose vatra) që parandalojnë transmetimin e informacionit nga një neuron në tjetrin (impulseve).

 

Pra, çfarë është Skleroza e shumëfishtë: Kjo është një sëmundje neurologjike autoimune e quajtur edhe "gjurmë gishtash", pasi paraqet veçori të ndryshme në pacientë të ndryshëm, si në shfaqjen e sëmundjes ashtu edhe në zhvillimin dhe rezultatin pas çdo trajtimi. E vetmja e përbashkët është shkaku i shfaqjes së saj, që është pas një stresi psikologjik (humbja e një personi të dashur, “thyerja e zemrës” nga një person që konsideronit të dashur) ose fizik (lindja, një operacion i gjatë në kohë, aksident etj).

 

     Skleroza e shumëfishtë nuk transmetohet, nuk trashëgohet dhe deri më tani nuk ka shërim të plotë. Si një semundje autoimune, nuk janë sqaruar parametrat që ndikojnë në zhvillimin e saj, por edhe faktorët e rrezikut, pavarësisht hulumtimeve të bëra në vitet e fundit. Është hulumtuar që më shpesh ajo paraqitet tek njerëzit e racës së bardhë, tek gratë, njerëzit që jetojnë në vende me pak ditë me diell dhe që nuk ekspozohen ndaj tij si dhe fëmijët e vetëm. Mund të ndikohet nga faktorë mjedisor, mënyra e jetesës, pirja e duhanit dhe dieta, por nuk ka akoma asgjë të regjistruar klinikisht dhe shkencërisht.

 

Ushqyerja dhe skleroza e shumëfishtë: Studimet nga klinika të ndryshme të bëra gjatë viteve të fundit, lidhur me faktorët e të ushqyerit dhe si ato janë të lidhur me sklerozën e shumëfishtë  tregojnë për një lidhje të fortë mes tyre. Por për faktin që shfaqet në shumë raste unike, këto studime janë të pamjaftueshme. Megjithatë, ndërhyrja me një dietë të duhur mund të ndihmojë pozitivisht në ritmin e sëmundjes. Më poshtë paraqiten disa këshilla të dobishme mbi mënyrën e të ushqyerit.

 

 

 

1.    Ulni konsumin e ushqimeve me yndyrna të ngopura.

 

Ku ndodhen këto yndyrna?: në ushqimet me bazë shtazore, mish derri, mish viçi, mish qengji, dhie, proshuta, salsiçe, vezë, qumështi me yndyrë, djathi me yndyrë, kos me yndyrë, majoneza, gjalpi, biskotat, ëmbëlsirat, akulloret, snacks (p.sh. crisps), ushqime të përpunuara dhe ushqimet e skuqura.

 

Çfarë bëjnë ato?: pengojnë sintezën e myelin-ës.

 

Përjashtime: Organet e brendshme të bagëtive (truri, veshkat, mëlçia), kanë një substancë, që quhet Inosine, e cila rrit urinimin, i cili ushtron një efekt mbrojtës në sistemin nervor. Problemi është se ato përmbajnë shumë toksina dhe shumë yndyrna të ngopur. Zgjidhja është valimi i ujit, derdhja e ujit të valuar dhe më pas gatimi.

 

 

 

2.     Rritja e konsumimit të acideve yndyrore omega-3.

 

Ku ndodhen: Tek peshku me yndyrë si p.sh. sardelet, salmoni, skumbri,  harengë, trofta. Farat e lirit dhe vaji i lirit. Arrat. Në peshqit e rritur në vaska si dhe peshqit në det të hapur, tek peshku ton, por ato përmbajnë shumë metale të rënda dhe për këtë arsye është e këshillueshme që të shmangen.

 

Çfarë bejnë?: Ushtrojnë një veprimtari terapeutike dhe anti-inflamatore në inflamacionet e Sistemit Nervor Qëndror.

 

Problemi: Shkatërrohen nga i nxehti, dmth gatimi. Cfarë bëjmë? Ose konsumojmë peshk të papërpunuar (sushi), ose marrim shtesa me omega 3, ose konsumojmë ushqime që e përmbajnë atë, ose marrim Mourouneleo (me bazë vaj peshku).

 

 

 

3.     Kujdes nga ushqimet që përmbajnë hekur (Fe).

 

Ku gjenden?:  Tek mishi i kuq.

 

Çfarë bën: Kur hekuri konsumohet në sasi të mëdha, bëhet një përqendrim i lartë i tij në qelizat nervore të Sisitemit Nervor Qëndror dhe si rrjedhojë rritet stresi oksidativ dhe krijohen shumë radikale të lira shkatërruese.

 

Këshilla:  - konsumoni së bashku me mishin e kuq edhe një produkt tjetër që të jetë burim i kalciumit (produktet e qumështit), të cilat ulin absorbimin e hekurit.

 

-          Mos përdorni burime të vitaminës C (p.sh. limon), pasi rrisin përthithjen e hekurit.

 

-          E gatuajmë mishin dhe e lëmë në frigorifer.

 

 

 

4.     Rrisim marrjen e vitaminës D.

 

Ku gjendet: Në ushqimet e kafshëve dhe derivatet e tyre. Tek drithërat, margarina, si dhe në organizimin tonë në formën e provitaminës e cila nën dritën e diellit konvertohet në Viramin D.

 

Çfarë bën: Vitamina D, përveç përthithjes së kalciumit / fosforit ndihmon në funksionimin e mirë të Sistemit Nervor Qëndror.

 

 

 

5.    Rrisim marrjen e vitaminave të kompleksit B, sidomos B6 dhe B12.

 

Ku gjenden?: Në ushqimet me bazë shtazore dhe derivatet e tyre. Tek mielli i pasitur, drithërat, bishtajoret.

 

Çfarë bëjnë ato?: Mungesa e tyre në organizmin tonë shkakton çrregullime në SNQ (si këputje, lodhje në ecje etj.). Ato mbajnë në gjendje të mirë Myelin-ën dhe palcën e eshtrave.

 

  

 

6.    Rrisim marrjen e antioksidantëve.

 

Çfarë bëjnë ato?: Ato janë substanca që ndihmojnë mbrojtjen e qelizave duke larguar radikalet e lira që shkaktojnë stres oksidativ (nga konsumimi i mishit të kuq, yndyrnave të ngopura, ankthi, pirja e duhanit etj). Për më tepër reduktojnë reagimet e gabuara të qelizave si dhe parandalojnë  përthithjen e metaleve të rënda.

 

Cilat janë dhe ku gjenden?:

 

Vitamina A: ushqimet me bazë shtazore, domatja, karrota, perimet me gjethe ngjyrë jeshile të errët, panxhari, kungulli i njomë.
Vitamina C: portokalli, limoni, kivi, perimet jeshile, brokoli, lulelakër.
Vitamina E: arra, vaj i lirit, vaj luledielli, vaj ulliri.
Zink: mielli i grurit, arra soje, bishtajoret, majdanozi.
Selenium: mishi dhe organet e brendshme, peshku, farat e pa qëruara si dhe tek frutat, perimet dhe drithërat të cilat janë rritur në tokë me nivele adekuate të Se.

 

Bioflavonoidet: agrumet, agrumet me lëvore, kajsia, qershitë, rrushi, speca jeshile, domatja, brokoli dhe gruri i qëruar.

 

Pykogeloni: ananas, lekura e rrushit.

 

Proanthocyanidins: farat e rrushit, qershia, manaferrat.

 

Polyphenols: rrushi i kuq dhe vera e kuqe, shega, çaji jeshil dhe kakao.

 

Kouersitini: molla, qepa, lëkura e rrushit, bishtaja dhe marulja.

 

• Coenzyme, Q. Funksioni i trurit është i lidhur me nivelet e coenzyme Q. Burime të mira janë sardelet, skumbri, mishi i viçi, drithërat nga krunde, mishi i pulës, arrat, spinaqi dhe soja.

 

  

 

7.    Ushqimet që ndihmojnë:

 

choline: komponent strukturore i indit nervor, burim i mirë është veza.

 

inositol: veprim lipotropik, kryeson substancat (phosphoinositides) që ndikojnë në zhvillimin e trurit. Një burim i mirë është mëlçia, agrumet.

 

Biotin: ajo punon si një coenzyme në metabolizmin e përbërësve ushqyes, burimet janë orizi, mishi, sardelet, lulelakëra, drithërat.

 

Mangani: I vlefshëm për formimin e kockave, indeve lidhëse, veprimin e insulinës, prodhimin e kolesterolit të mirë, stimulator i enzimat në metabolizmin e përbërësve ushqyes dhe acideve nukleike ADN-ARN. Burime janë orizi, gruri, marulja, fasulet dhe arrat.

 

Fosfori: Angazhohen në të gjitha funksionet vitale dhe është i lidhur me kalciumin dhe vitaminën D, burim i mirë është peshku.

 

Kalciumi dhe magnezi për funksionimin e duhur të sistemit muskulor. Kalciumi në mënyrë të veçantë kontribuonë në tkurrje dhe relaksimin e muskujve si dhe transferimin e stimulit nervor. Magnezi kontribuon në metabolizmin e vitaminave B dhe acidet yndyrore të nevojshme. Burim i madh i tyre është fara e susamit.

 

Qumështi i bletës për shkak të përmbajtjes së deamino-s prodhon një reagim të fortë kundër infeksioneve. Në të njëjtën kohë për shkak të përmbajtjes së lartë të aminoacideve (proteina) transmeton energji.

 

Melatonina është një hormon që ka aktivitet antioxidant dhe qetësues. Sasia e saj zvogëlohet me kalimin e viteve. Një ushqim që ndihmon në pasurimin e saj, është mjalti.

 

acid malik redukton përqendrimin e aluminit në tru. Sigurohet nga molla.

 

• argumentohet se prodhimi i kortikosteroideve në trup lehtësohet nga marrja e ushqimeve bimore.

 

• shafran i Indisë, barishtet dhe erëzat, konsiderohen si anti-inflamator të mirë dhe mbrojtës të sistemit imun.

 

Probiotics (Probiotikët) janë mikroorganizma të gjalla që ndihmojnë organizimin me tretjen dhe funksionimin e duhur të zorrëve. Gjithashtu kanë antimicrobiotik, antioxidant, antiallergjik dhe atribute të tjera. Këto burime gjenden tek produktet e qumështit.

 

 

 

8.    Disa këshilla të veçanta

 


• Rritja e konsumit të enzimave pankreatike

 

Rritja e përshkueshmėrisë në tunikat e zorrëve (shtesat kryesore të saj) u lejon mikroorganizmave të ndryshme të ndërhyjnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe të shkaktojë reagime të ndryshme anormale në sistemin imunitar. Pjesa më e madhe e ushqimit të depozituar tretet me anë të enzimave pankreatike dhe më pas përthithen vlerat ushqyese. Në rastet kur është e pranishme sëmundja janë gjetur mungesa të këtyre enzimave.

 

 

 

             • Kujdes nga metalet e rënda

 

Metalet e rënda, si merkuri (Hg), plumbit (Pb) kadmiumi (Cb), argjendi (Ag), kanë kohë që janë evidentuar si implikues në patogjenezën e sklerozës së shumëfishë. Një mekanizëm i mundshëm është qëllimi i përbashkët i këtyre përbërësve për të zëvendësuar komponentët e Myelin-ës duke sjell si rezultat mos njohjen e tyre nga sistemi imunitar i cili duke mos i njohur i shkatërron. Burimi i futjes së metaleve të rënda në trupin e njeriut janë uji, produktet bujqësore, frutat e detit dhe peshku, mbeturinat e fabrikave, shiu acid dhe Amalgamat e përdorura në stomatologji.