Stresi, tensioni dhe pagjumësia mund të vijnë si pasojë e shkaqeve të ndryshme.
Gjumi ka ritme personale për gjithsecilin por ka edhe shkaqe mjedisore, psikologjike dhe hormonale që ndikojnë në humbjen e bilancit të tij.

Leggi tutto: Mos ndoshta duhet fajësuar ushqimi kur nuk flini dot natën?

Kafeja është një pije që përfshihet në konsumin ditor. Të shumtë janë ata që hezitojnë ta pinë vetëm nga frika se mund t’ju sjell shqetësime në stomak. Sidomos për llojet e kafeve të çastit (nescafe, frappe etj) janë dëgjuar shumë mite të cilat është  e rëndësishme të hetohen. 

Leggi tutto: Kafeja dhe stomaku

A e dini që infertiliteti tek meshkujt lidhet me mënyrën e tij të ushqyerit?
Është provuar tashmë se gjatë dekadave të fundit, sperma e meshkujve vjen gjithmonë duke u përkeqësuar përsa i takon mundësisë të tij për riprodhim. Në këtë përfundim kanë arritur edhe rekomandimet e fundit (2009) të Shoqatave Urologjike (Amerikane dhe Europiane).

Leggi tutto: Infertiliteti dhe ushqyerja

Vitet e fundit, radikalet e lira, janë cilësuar si shkaktarë të shumë problemeve shëndetsore të tilla si: sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, plakja e parakohshme, ngjyra dhe pamja e përgjithshme e lëkurës së fytyrës, artriti, katarakti, skleroza multiple (e shumëfishtë), ulçera peptike etj.

Leggi tutto: Radikalet e lira dhe kanceri

Kanceri i prostatës njihet si një nga problemet më të rëndësishme mjekësore me të cilat përballet gjinia mashkullore. Ai është i pari lloj kanceri i diagnostifikuar në Evropë dhe Amerikë dhe është përgjegjës për një numër të madh vdekjesh. Ai renditet si lloji i dytë i  kancerit që shkakton vdekjen për burrat, pas kancerit të mushkërive.

Leggi tutto: Kanceri i prostatit dhe ushqyerja

VAJI I ULLIRIT
Është komponenti kryesor i dietës mesdhetare si dhe burimi më i pasur i acideve yndyrore mono-unsaturated, të cilat ulin nivelin e kolesterolit "të keq" dhe triglicerideve. duke ruajtur nivele të qëndrueshme të kolesterolit "të mirë". Ai është i pasur me vitaminë E dhe rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve të ndryshme, ndihmon sistemin nervor qendror për të punuar në mënyrë të përkryer dhe redukton problemet me zemrën.

Leggi tutto: Ushqimet dhe substancat natyrore që lidhen me uljen e kolesterolit në gjak