Infertiliteti dhe ushqyerja

RASTET PATOLOGJIKE
Typography

A e dini që infertiliteti tek meshkujt lidhet me mënyrën e tij të ushqyerit?
Është provuar tashmë se gjatë dekadave të fundit, sperma e meshkujve vjen gjithmonë duke u përkeqësuar përsa i takon mundësisë të tij për riprodhim. Në këtë përfundim kanë arritur edhe rekomandimet e fundit (2009) të Shoqatave Urologjike (Amerikane dhe Europiane).

Një studim i fundit i Universitetit Murcia (Spanjë) nën drejtimin e Dr. Jaime Mendiola tregoi

se "një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar nuk është e rëndësishme vetëm për të parandaluar sëmundje të tilla si diabeti, kolesteroli i lartë, hipertensioni, por gjithashtu mund të jenë e dobishme edhe për mirëmbajtjen ose përmirësimin e shëndetit riprodhues".

Është gjithashtu e njohur se sjellja jonë në mënyrën e të ushqyerit ndikon në mënyrë të konsiderueshme në cilësinë e spermatozoidëve.

Konsumoni ushqime natyrale

Kryesisht perime të freskëta, fruta, drithëra, peshk (me përjashtim të peshkut të madh dhe natyrisht atij të kapur në ujërat e ndotura), bishtajore, arra dhe fara.

Ujë
Konsumoni 8 deri 12 gota ujë gjatë ditës

Likopen
Salcë domate, ketchup, domate të freskëta

Vitamina C
Agrume dhe perime jeshile të freskëta

Vitamina E
Vajra, vaj peshku, fara dhe fruta të thata (arra, bajame, lajthi etj.)

Selen
Arra, peshk dhe drithëra

Zink
Mish dhe fruta deti

Acid folik
Perimet me gjethe jeshile të errët, drithëra, lakra jeshile, spinaq, avokado, e verdha e vezës, portokalli.

Suplemente ushqimore
(Këto shtesa ushqimore janë konsideruar se mund të përmirësojnë lëvizshmërinë dhe numrin e spermës, pas konsumimit të tyre për një periudhë 3- 4 mujore)
Arginine, Isoenzyme Q10, Vaj liri, L-carnitine, Multivitamina - Metale

Eleminoni/ Shmangni

Ushqimet e modifikuara dhe të "rafinuar" (p.sh. miell i bardhë), ushqime që përmbajnë shumë sheqer, alkool dhe kafeinë. Nëse këto rregulla ndiqen rregullisht atëherë do të ketë edhe një kontroll të peshës trupore,  duke sjell si rezultat edhe rritjen e testosteronit, (pasi është treguar se njerëzit e dhjamosur kanë nivele të reduktuara të këtij hormoni). Një dietë e pasur do të na japë një spermë të shëndetshme që është e pasur me vitamina dhe minerale. Shmangia e alkoolit do të rris lëvizshmërinë e spermës. Të njëjtin ndikim do të ketë edhe ulja e konsumimit të kafes në 1-2 filxhan në ditë, ose zëvendësimin i saj me çaj i cili ka veti antioksiduese. Duke ndjekur një regjim të rregullt ushqimor, çdo burrë do të mund të arrij shumë lehtë të siguroj një shëndet të mirë fizik dhe mendor.