Kafeja dhe stomaku

RASTET PATOLOGJIKE
Typography

Kafeja është një pije që përfshihet në konsumin ditor. Të shumtë janë ata që hezitojnë ta pinë vetëm nga frika se mund t’ju sjell shqetësime në stomak. Sidomos për llojet e kafeve të çastit (nescafe, frappe etj) janë dëgjuar shumë mite të cilat është  e rëndësishme të hetohen. 

Në seksionin e të Ushqyerit të Universitetit Bujqësor të Athinës u analizua ndikimi i llojeve të ndryshme të kafesë (njëra prej të cilave ishte edhe kafeja e ftohtë e shpejtë/ frappe) në sistemin gastrointestinal, në nivelin e presionit të gjakut dhe stresit. Rezultatet e këtij studimi treguan se konsumi i kafes nuk është i shoqëruar me simptoma gastrointestinale apo me gjendje stresi, duke hedhur poshtë mitin se kafeja (sidomos ajo e ftohtë) shkakton probleme në stomak edhe tek njerëzit të cilët nuk vuajnë nga sëmundje gastrointestinale. 

Si përfundim, duhet të kemi parasysh se tek individët të cilët vuajnë nga sëmundje të tilla si ulçera e stomakut, gastriti, refluksi gastroezofageal apo sëmundje të tjera të stomakut, fjala e parë i takon mjekut dhe një klinike të specializuar dietologjike për të dhënë udhëzime të veçanta në lidhje me ushqimet dhe pijet që mund të konsumojnë.