Vitaminat dhe dobësimi

SHTESAT USHQIMORE
Typography

Vitaminat e kompleksit B përbëjnë një nga kategoritë më të rëndësishme të vitaminave të cilat janë shumë të nevojshme për funksionimin e duhur të organizmit të njeriut. Ato janë të lidhura me organe të rëndësishme si truri, muskujt, nervat, zemra dhe kryejnë procese të nevojshme.

Biotina për shembull është e përfshirë në prodhimin dhe ruajtjen e energjisë.

Niacina (B3) është gjithashtu thelbësore për prodhimin e energjisë dhe realizimin e reaksioneve metabolike.

Acidi Pantothenic është i përfshirë në trajtimin e stresit (merr pjesë në prodhimin e kortizolit) si dhe kontribuon në zhvillimin e aktivitetit fizik dhe funksionimin e duhur të sistemit nervor.

Thiamina (B1) është një coenzyme thelbësor në metabolizmin dhe djegien e karbohidrateve për prodhimin e energjisë.

Vitamina B6 rregullon funksionin normal të trurit dhe sistemit muskulor si dhe ndikon në formimin dhe mobilizimin e glycogenit,  një element bazë në ruajtjen e energjisë së trupit.

Cobalamina (B12) është shumë i domosdoshëm për formimin e eritrociteve dhe transportin e oksigjenit në qeliza, mungesa e tij është e lidhur me ndjesinë e këputjes, lodhjes dhe me probleme neurologjike.

Acidi folik ndikon në parandalimin e anemisë megaloblastike,  në sigurimin e energjisë si dhe në formimin e qelizave të trurit tek embrioni etj.

Nga ky përshkrim kuptohet që kemi të bëjmë me përbërës tejet të rëndësishëm.  Mungesa, qoftë edhe e një vitamine të kompleksit B mund të shoqërohet me probleme të tilla si dobësi, lodhje, rënie të flokëve, rënie të humorit, nervozizëm deri në anemi të theksuar. Por kur mund të na mungojë një vitaminë e tillë?

Një rast klasik i reduktimit dhe mungesës së ndonjë vitamine të kompleksit B është gjatë ndjekjes së ndonjë programi për dobësim. Kjo ndodh për shkak se përpjekja është e shoqëruar gjithmonë me kufizimin e sasisë së ushqimit që konsumoni, duke arritur atë që njihet si bilanci negativ i energjisë dmth sasia e kalorive që marrim është më e vogël se sasia e kalorive që shpenzojmë.

Shumë herë ndodh zvogëlimi në mënyrë të konsiderueshme i marrjes së ushqimeve të tilla si buka, orizi, makarona, patate, drithëra dhe produktet e tyre, të cilat janë burimi kryesor i vitaminave B.

Gjithashtu gatim në temperatura të larta dhe sidomos gatimi në përgjithësi redukton vitaminat e tretshme në ujë (të tilla si vitaminat e kompleksit B) të ushqimeve të cilat konsumojmë. Si pasojë, sasia e vitaminave që marrim nëpërmjet ushqimit nuk i mbulon nevojat tona të përditshme.

Për këtë arsye, shumë herë kur dieta është shumë e rreptë mund të ndjeni lodhje, dobësi, mungesë përqëndrimi, lodhje trupi etj.

Një organ i lodhur nuk mund të funksionojë siç duhet dhe në këtë mënyrë ai as nuk mund të
mobilizojë mekanizmat për humbjen e peshës. Prandaj kushdo që ka nevojë për të ndjekur një plan të rreptë ushqimor (dietë) mund të ketë nevojë të plotësoj mungesat e vitaminave. Plotësim me vitamina shtesë dhe lehtësisht të absorbueshme duhet të bëhet nën drejtimin e specialistëve, në mënyrë që të ketë rezultate maksimale.

Si përfundim, të dhënat e fundit shkencore tregojnë se zona me kapacitetit absorbues më të lartë është zgavra e gojës dhe sidomos pjesa nën gjuhë dhe mukoza e faqes.

Për këtë arsye, shtesat më të reja  ushqimore (multivitaminat) dhe me biodisponueshmëri të lartë janë në formën e spray-it nga goja dhe përdoren direkt në këto zona të mukozës së gojës.