Niveli i ulët i vitaminës B12 tek gratë shtatzëna mund të rris rrezikun e diabetit tek fëmijët

SHTESAT USHQIMORE
Typography

Dr. Ponusammy Saravanan i Universitetit Warwick Medical School në Britaninë e Madhe dhe kolegët e tij prezantuan rezultatet e tyre në takimin vjetor të endokrinologjisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Vitamina B12 është një vitaminë e tretshme në ujë e cila gjendet në prodhimet shtazore të tilla si qumështi, veza, djathi, mishi dhe peshku.

Ajo është në dispozicion edhe si një shtesë ushqimore e shtuar në disa produkte të caktuara jo-shtazore të tilla si drithërat që konsumohen në mëngjes. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, vitamina B12 ndikon në zhvillimin e një numri të konsiderueshëm funksionesh trupore duke u përfshirë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e ADN-së dhe funksione të tjera neurologjike.

Dr. Saravanan dhe kolegët e tij ju referuan hulumtimeve të mëparshme të cilat kanë treguar se gratë me nivel të ulët të vitaminës B12 gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa që të kenë një nivel të lartë të indeksit të masës trupore (BMI) dhe foshnjat që ato do të lindin të kenë peshë trupore të ulët dhe kolesterol të lartë. Ky hulumtim gjithashtu tregoi se këto foshnja shfaqin rezistencë më të madhe ndaj insulinës gjatë fëmijërisë së tyre duke rritur kështu rrezikun për shfaqjen e diabetit tip 2.

Vitamina B12 gjatë shtatzëni mund të ndryshojë nivelet e leptin- ës tek fëmijët.

 Hulumtuesit vendosën si objektiv të vlerësonin nëse gjetjet e mëparshme mund të jenë të lidhura me leptin- ën (një hormon i prodhuar nga qelizat yndyre) e cila është përgjegjëse për ndjenjën e ngopjes. Studimet kanë treguar se mbipesha mund të shkaktojë një rritje në nivelin e leptin-ës. Kjo mund të shkaktojë rezistencë ndaj leptinës çka mund të çojë në konsumimin e tepërt të ushqimeve, në shtimin e peshës dhe në rezistencë ndaj insulinës duke rritur kështu rrezikun e diabetit tip 2.

Për studimin e tyre, studiuesit analizuan 91 mostra gjaku të mbledhura nga nënat dhe të porsalindurit për përcaktimin e niveleve të vitaminës B12. Për më tepër ata analizuan 42 mostra të indit dhjamor nga nënat dhe të porsalindurit si dhe 83 mostra të indeve të placentës. Studiuesit zbuluan se fëmijët e lindur nga nënat me mangësi të vitaminës B12 (i përcaktuar si më pak se 203 pg / ml) kishin më shumë gjasa të kishin nivele më të lartë të  leptin-ës çka mund të çojë në rritjen e rrezikut të shfaqjes së diabetit të tipit 2 dhe çrregullime të tjera metabolike.

Dr. Saravanan thotë se: "Regjimi ushqimor i nënës mund të ndikojë patjetër në shëndetin e të porsalindurit. Dihet se fëmijët e lindur nga nënat që nuk kanë pasur një dietë të ekuilibruar përballen me një rrezik më të madh për tu prekur nga probleme shëndetsore të tilla si diabeti tip 2, si dhe u vu në dukje se mungesa e vitaminës B12 tek nënat mund të ndikojnë në metabolizmin e yndyrës dhe kështu të kontribuojnë në këtë rrezikut". Aktualisht shkencëtarët nuk janë në gjendje të identifikojnë mekanizmat e sakta me të cilat mangësia e vitaminës B12 tek nënat rrit nivelet e leptin- ës tek të porsalindurit.

 Dr. Antonysunil nga Universiteti i Warwick shton: "Edhe nëse niveli i ulët i vitaminës B12 kontribuon në akumulimin e yndyrës tek fetusi duke çuar në rritjen e leptinës por edhe nëse nivelet e ulëta të vitaminës B12 shkaktojnë ndryshime kimike në gjenet e placentës që prodhojnë leptin të dyja këto sjellin si rezultat prodhimin e më shumë hormoneve".

Hulumtuesit arritën në përfundimin se janë të nevojshme kërkime të mëtejshëme dhe se në qoftë se rekomandimet aktuale konfirmojnë rezultatet e tyre për vitaminën B12 gjatë shtatzënisë sërisht mund të ketë nevojë për rishikime.

Dlux pregnancy- Një multivitamin e projektuar posacerisht për gratë shtatzëna, që mbron nënën dhe fetusin nga mungesa e vitaminave B12 dhe D. Në formë spray nga goja për një përdorim të lehtë dhe përthithje optimale përmes mukozës së gojës. Me një shije të mrekullueshme!! Harroni kapsulat, pilulat apo tabletat!!