Dlux Infant: Forma më e re e vitaminës D për foshnja. E para në preferencat e nënave!

SHTESAT USHQIMORE
Typography

Spray DLux Infant, produkti inovativ i Vitaminës D nga Better You, u shpërblye me medalje të artë në konkursin Britanik Best Baby and Toddler Gear Awards për kategorinë "Fëmijët dhe Mirëqenia". Si pjesë e konkursit, nënat votuan për një periudhë 4 javore, produktet që ato i konsideronin të lehta në përdorim por edhe të rëndësishme për fëmijët e tyre.

DluxInfant ofron formën më të mirë të vitaminës D e projektuar posaçërisht për të sapolindurit, foshnjat dhe të vegjëlit tuaj. Ajo mund të përdoret që nga dita e parë e gjidhënies dhe ka aromë natyrale luleshtrydhe, pa konservues. Forma e saj unike i mundëson nënave që ta përdorin atë me lehtësi dhe të pranohet lehtësisht nga të miturit. Spërkatja mund të alternohet duke u hedhur në thithkat e gjoksit (kur fëmija ushqehet me gjumësht gjiri) dhe foshnja ta marr atë gjatë ushqyerjes me gji.

Nënat të cilat kanë përdorur formën unike të DluxInfant dhe votuan në konkurs u shprehën se: “DLuxInfant është një ide e shkëlqyer. Ajo ishte aq e lehtë për tu përdorur dhe fëmija im e preferonte".

Dr. Benjamin Jacobs, pediatër në Royal National Orthopaedic Hospital në Londër, thotë:

"Foshnjave duhet t'i jepet shtojcë vitaminë D menjëherë pas lindjes, pasi nevojat për këtë vitaminë nuk arrijnë të plotësohen tërësisht nga qumështi i gjirit”. Mungesa e vitaminës D ka gjasa të shkaktoj probleme me kockat dhe muskujt ". Studimet e shumta klinike kanë treguar se shtesat e vitaminës D në formë spray mund të rrisin nivelet e vitaminës D në mënyrë më efikase se tabletat tradicionale ose kapsulat. 

Dluxinfant : Forma më e veçantë e vitaminës D e projektuar posaçërisht për të sapolindur, foshnjat dhe të vegjël tuaj. E preferuar nga pediatrët dhe nënat.