Ajo që tashmë e keni dëgjuar por edhe mund ta dini mjaft mirë është se nuk mjaftojnë vetëm 3 vaktet kryesore (mëngjesi, dreka dhe darka) por është e nevojshme të konsumoni diçka të vogël ndërmjet tyre ose e thënë ndryshe të shijoni një snack. Snack- u në varësi edhe se si mund ta menaxhojë gjithësecili, mund të kthehen në një aleat të  çmuar për organizmin, peshën trupore si dhe për jetëgjatësinë e njeriut.

Leggi tutto: Konsumoni gjatë vakteve por në mënyrë të zgjuar

 

Stresi është një çrregullim mendor i cili ka prekur shumë njerëz në shoqërinë moderne. Ai manifestohet në mënyra të ndryshme të tilla si anoreksia, bulimia, depresioni, dhimbja e kokës, çrregullime të gjumit të cilat kanë kryesisht si shkak presionin psikologjik.

 

 

Një mënyrë për të luftuar këtë crregullim psikologjik është ndjekja e një diete të rregullt me vitamina të cilat marrin pjesë në metabolizmin e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve dhe ndikojnë në funksionimin e duhur të sistemit nervor. Bëhet fjalë për kompleksin e vitaminës B, si dhe vitaminat A dhe E. 

 

Në kompleksin e vitaminës B përfshihen riboflavina (B2), niacin (B3), acidi pantotenik (B5), biotina, choline, inositoli, pyridoxine (B6), acidi folik dhe B12, të cilat gjenden në ushqimet e renditura në tabelën e mëposhtme

 

 

Vitamina A dhe E, përveç kontributit të çmuar që japin në funksionimin e duhur të sistemit tonë nervor kanë antioksidant, si vitamina C dhe ngurtësojnë radikalet e lira të cilat sipas studimeve prodhohen kryesisht pas një stresi të rëndë. Radikalet e lira janë shumë të dëmshme për trupin e njeriut dhe mund të shkaktojnë një sërë patologjish të tilla si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare deri edhe plakjen e parakohshme.

 

Ushqimet që janë të pasura me vitamina A, B, C, janë të renditura në tabelën më poshtë.

 

Pra, me një dietë të pasur me vitaminat e kompleksit B si dhe vitamina A dhe E mund të sigurojmë një jetë me më pak stres.

 

 

Përmbajtja e ushqimeve me vitaminat e kompleksit B si dhe vitamina A, E dhe C.

 

 

 

Thiamine (B1)

Mishi i derrit pa dhjam, farat e lulediellit, kikirikët, miell soje

riboflavin (B2)

Mëlçia, veshka, zemra, bajamet

 

 

Niacin (B3)

Kikirikët e paqëruar, mëlçia, veshkat, zemra, miell gruri, krunde oriz,                  orizi i qëruar

acid pantotenik (B5)

Mëlçia, krunde gruri, fara luledielli

 biotin

Djathi, veshka, mëlçia, miell soje, arra

choline

E verdha e vezës , veza, mëlçia

Pyridoxine (B6)

Krunde oriz, krunde gruri, fara luledielli

 

Β12

Mëlçia, veshkat, zemra

 acid folik, vitamina C

Mëlçia, veshkat

Vitamina Α

Perimet jeshile, gjalpi, djathi, margarina

Vitamina Ε

Vaj luledielli, vaj soje, vaj ulliri, vaj susami, vezët

Vitamina C  

Manaferrat, kivi, portokalli, limoni

 

 

Nutrigjenomika është shkenca që merret me ushqyerjen molekulare dhe ka të bëjë me parandalimin e shumë sëmundjeve. Njerëz me gjene të ndryshme reagojnë ndryshe ndaj ushqimeve dhe përbërësve të tyre.  Ajo synon në një shkallë të madhe identifikimin e gjeneve të cilat kanë lidhje me ushqyerjen dhe rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme ose kontribuon në parandalimin e tyre, duke përfshirë edhe obezitetin ose mbipeshën.

Leggi tutto: Korrelacioni mes gjenit FTO dhe obezitetit

Shumica e njerëzve, të paktën një herë në jetë, kanë ndjekur një dietë dhe janë përpjekur të humbasin shpejt kilogramët e tepërt. Disa prej tyre ja kanë dalë, e disa të tjerë jo. Shumica e kanë të vështirë ti ruajnë kilogramët që kanë humbur e për këtë fenomen luajnë rol shumë arsye.

Leggi tutto: 10 gabimet kryesore që bëjnë njerëzit gjatë dietës

Uji është përzierja kimike më e përhapur (H- Hidrogjeni, O₂ Oksigjeni) dhe është thelbësor për të gjitha format e jetës të njohura në planetin tonë. Ai gjendet si gaz në atmosferë, në gjendje të ngurtë (bora, akulli) dhe në gjendje të lëngshme (71.7% e sipërfaqes së tokës është e mbuluar nga uji, si lumenjtë, liqenet, detet).

Leggi tutto: Uji si burim jete!