Uji si burim jete!

DIETA
Typography

Uji është përzierja kimike më e përhapur (H- Hidrogjeni, O₂ Oksigjeni) dhe është thelbësor për të gjitha format e jetës të njohura në planetin tonë. Ai gjendet si gaz në atmosferë, në gjendje të ngurtë (bora, akulli) dhe në gjendje të lëngshme (71.7% e sipërfaqes së tokës është e mbuluar nga uji, si lumenjtë, liqenet, detet).

Të gjitha bimët, kafshët dhe njeriu, pa ujë nuk mund të jetojnë, vdesin shpejt, dhe sic ka thënë Talesi dhe Aristoteli “uji është burimi i të gjithave”.  

Tek njeriu: 59-60 % e peshës së tij trupore përbëhet nga uji, ndërkohë që uji përbën  90% të  gjakut, 75% të indeve të muskujve, 20% të indit dhjamor, 35% të trurit etj.

 ·         Sa ujë duhet të pimë

Nga proceset katabolike të organizmit të njeriut prodhohet 200-300 ml ujë në ditë, pjesa tjetër sigurohet nga ushqimet e ndryshme, dhe pjesa tjetër duhet marrë në formën e tij origjinale: 10 deri 12 gota ujë = 2000 litra në ditë. Gjithashtu se sa ujë duhet të konsumoni varet nga aktiviteti fizik që ju bëni, nga nevojat që trupi juaj ka, nga moti si dhe nga ushqimet që konsumoni.

·         Ku ndihmon konsumimi i ujit 

1.     Në ruajtjen e temperaturës së trupit 

2.     Në funksionimin më të mirë të zemrës. 

3.     Në hidratimin e lëkurës 

4.     Në humbjen e peshës 

5.     Në trajtimin e dhimbjeve të kokës. 

6.     Në tretje 

7.     Në përthithjen e përbërësve ushqimorë 

8.     Në zhvillimin më të mirë të aktivitetit fizik 

9.     Në parandalimin e dehidratimit 

10.  Në pastrimin e trupit nga toksinat dhe komponimet ketone (përmes urinimit dhe jashtëqitjes)

  

Kur rriten nevojat për të konsumuar më tepër ujë 

1.      Gjatë ekspozimit në kushte ekstreme të motit, për të ruajtur temperaturën e trupit. 

2.      Gjatë një pune ose aktiviteti të rëndë fizik. 

3.      Kur jemi në ambiente me ajër të kondicionuar. 

4.      Gjatë periudhës së shtatzënisë dhe dhënies gji. 

5.      Kur jemi me ethe, diarre ose të vjella 

6.      Kur konsumojmë ushqime me nivel të lartë fibrash 

7.      Kur konsumojme shumë pije freskuese / kafe / çaj / alkool.

 

Si ta ktheni në zakon pirjen e ujit 

1.      Merrni një shishe ujë me vete dhe kur të mbarojë të mund ta mbushni sërisht.

      2.      Përpara cdo vakti mund të pini një gotë ujë. 

3.      Pas vaktit mund të pini një gotë ujë. 

4.      Kërkojmë dhe pijmë ujë me kafen, alkoolin, cajin etj. 

5.      Konsumojmë cdo 30 min një gotë ujë dhe për tu kujtuar mund të vendosim alarmin e telefonit. 

6.      Shënojmë se sa ujë kemi pirë. 

7.      Kur merremi me aktivitet fizik sigurohemi që të pimë një sasi të mjaftueshme uji, si para ashtu dhe pas aktivitetit.