Doni që të ndiheni më pak të uritur gjatë ditës?

DIETA
Typography

Proteina është një komponent i rëndësishëm që na ngop më mirë se sa karbohidratet.
Veçanërisht kur konsumohet në vaktin e mëngjesit na ndihmon për të kontrolluar më shumë urinë tonë.

Në këtë përfundim arriti një studim që u prezantua në konferencën e fundit të Shoqatës Amerikane të  Obezitetit në Atlant. Hulumtuesit krahasuan efektin që kishte vakti i mëngjesit tek pjesmarrësit duke krahasuar ndjesinë e urisë  gjatë pjesës tjetër të ditës.

Për këtë arsye u ofruan lloje të ndryshme mëngjesesh të cilat kishin të njëjtat kalori, por ndryshonin në sasinë e proteinave që përmbanin. Rezultatet treguan se një mëngjes i pasur me proteina përmirëson ndjeshëm kontrollin e oreksit dhe mund të ndihmojë në parandalimin e konsumimit të tepërt të ushqimeve gjatë orëve në vazhdim.

Në praktikë, proteinat në vaktin e mëngjesit mund ti gjejmë kryesisht në produktet e qumështit (si qumështi, djathi, kosi) tek veza, tek proshuta (duke përzgjedhur gjithmonë proshutë pule ose gjel deti).