Depresioni: Çfarë është dhe si mund të trajtohet?

PSIKOLOGJI
Typography

Depresioni është përcaktuar si një çrregullim gjatë të cilit personi përjeton humor, mendime dhe gjendje fizike të diferencuara në mënyrë negative. Më konkretisht, ato të cilat mund të preken janë ushqimi, rutina e gjumit, perceptimi mbi veten, aftësia e të menduarit dhe vendim-marrja.  

Njerëzit kanë tendencën për ta diagnostikuar veten me "depresion", duke keqinterpretuar shpesh herë gjendjen normale të dëshpërimit (ndjenjë që shfaqet gjatë jetës së çdokujt) me diçka që ka intensitet dhe kohëzgjatje shumë më të madhe. Me fjalë të tjera, është e pritshme që disa herë të kemi edhe ne “ditët tona të këqija”. Ajo çfarë duhet dikush të monitorojë është intensiteti, kohëzgjatja dhe sjellja e njeriut pasi këto janë ato shenja që na bëjnë të besojmë nëse dikush vuan nga depresioni apo thjesht po përjeton një situatë të keqe.

Depresioni ndodh si rezultat i një sërë simptomash të cilat do të përshkruhet në mënyrë të plotë në tabelën e mëposhtme. Ajo çfarë duhet të kuptojë dikush është se nëse duhet të diagnostifikohet me depresion, nuk është e nevojshme të mbledh të gjitha simptomat por një numër të mjaftueshëm të tyre. Përveç kësaj numri i simptomave të njerëzve me depresion ndryshon nga një njëri tek tjetri. Ajo që gjithashtu ndryshon nga një  person në një tjetër, por edhe brenda vetë të njëjtit person, në varësi të kohëzgjatjes së çrregullimit është intensiteti i simptomave.

 

Gjendja e depresionit

Zgjat gjatë pjesës më të madhe të ditës, gati çdo ditë, për një

 periudhë 2 javore.

Mungesa e kënaqësisë dhe ulja e interesit

Aktivitete të cilat më parë i jepnin  kënaqësi
individit

Ankth

Disa herë manifestohet si siklet, frikë ose
parandjenjë  se diçka e rrezikshme mund të ndodhë

Çrregullime gjatë gjumit

-Zgjim me intervale të shpeshta gjatë natës

-Gjumë jo i qetë

-Zgjimi në mëngjes

Çrregullime të oreksit

-Mungesa e oreksit (humbja e peshës)- Rritja e oreksit

(rritja e peshës)

-Kriza bulimie

-Raste të shpeshta të mbingrënies

Këputje, lodhje, mungesë energjie

Personi mund të rrijë shtrirë gjatë gjithë ditës

Reduktimi i dëshirës seksuale

Nuk ka dëshirë ose nuk i jep asnjë lloj kënaqësie aktiviteti seksual

I pafuqishëm, mungesa e shpresës, shqetësim dhe pesimizëm për të ardhmen

 Ndjenja se asgjë nuk shkon mirë dhe se asgjë nuk do të

 ndryshojë për mirë

Vështirësi në përqëndrim, në kujtesë, në të menduar si dhe në marrjen e vendimeve.

Shpesh ndien vështirësi në të lexuar ose në ndjekjen

programeve televizive

Ndjenja dhe mendime faji, pavlefshmërie dhe vetëbesimi të ulët

Unë e kam fajin për të gjitha, vetëndëshkim, nuk vlej fare

Simptoma fizike pa shpjegime mjekësore

Dhimbje koke, dhimbje mesi, të vjella, kapsllëk,

Vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në gjoks

Mendime të vazhdueshme rreth vdekjes dhe vetëvrasjes

Tek njerzit me gjendje të rëndë depresioni ka rritje te

rrezikut për të ndërmarrë tentativa vetevrasje

 

Depresioni në shpesh raste, është rezultat i bashkëveprimit të faktorëve të ndryshëm.

Disa nga shkaqet që mund të çojnë në diagnozën e depresionit janë: faktorët gjenetikë, faktorët biologjikë dhe faktorët psikosocialë.

Procesi i kurimit, pavarësisht shkaqeve, bazohet tek proceset psikoterapeutike, marrja e medikamenteve mjekësore ose tek kombinimi i të dyjave. Për sa i përket barnave dhe veçanërisht atyre kundër depresionit, ekspertët kanë tashmë në dispozicion shumëllojshmëri të produkteve të përafërta. Zgjedhja e barnave antidepresant bëhet duke u bazuar tek mosha, lloji i depresionit por edhe tek historiku farmaceutik i secilit individ.  Antidepresantët kanë rezultuar shumë efektive në trajtimin e simptomave të tilla si: çrregullimet e oreksit, çrregullimet e gjumit, kënaqësia seksuale, vështirësitë  në të folur dhe lëvizshmërisë, nervozizmi dhe ndryshimet e shpeshta emocionale.

Psikoterapia nga ana tjetër fokusohet më shumë në “çlirimin" e individit nga simptomat e depresionit (vetëbesim i ulët, mungesa e shpresës, pafuqia, faji, mendimet për vetëvrasje, etj), që i shkaktojnë më tepër presion. Në këtë mënyrë, arrihet gradualisht një lehtësim i caktuar nga këto simptoma, duke rezultuar në rritjen e funksionalitetit të personit. Pavarësisht nga qasjet terapeutike që ndjek individi, qëndron konstatimi se humori i keq (gjendja e keqe emocionale) shkon së bashku me një tendencë nga ana e personit për të menduar në mënyrë negative. Natyrisht, nuk mund të injorojmë format më të thella negative të cilat mund të jenë jo aktive tek njeriu, por bëjnë të mundur sensibilizimin e tij në lidhje me sa lehtë mund të bier në depresion.

Nëpërmjet psikoterapisë të dyja palët e përfshira, dmth si pacienti edhe eksperti duhet të vënë si qëllim bashkëpunimin e përbashkët në mënyrë që të arrihet funksionaliteti maksimal i individit në sa më shumë fusha të mundshme të jetës së tij. Për të arritur objektivin, pacienti shpesh herë kërkohet të marr pjesë në një proces aktiv përmes të cilit trajnohet dhe praktikohet në aftësi por edhe teknika të reja. Në këtë mënyrë personi është në gjendje të aktivizojë teknikën përkatëse kur ti shfaqet nevoja për të ndërhyrë apo për të shmangur shfaqjen e episodeve të reja të depresionit.

Procesi i shërimit mund të kalojnë nëpër disa faza, si psh zgjidhja praktike dhe e menjëhershme e problemeve por edhe trajtimi më i thellë i shkaqeve të problemit. Thellësia në të cilën do të arrij  çdo trajtim varet vetëm nga vullneti i pacientit për të përballuar dhe për të njohur veten por edhe tek besimi tek terapisti i tij.