Sallatë me vezë

LIGHT
Typography

 Përbërësit për 2 racione: 

  • Dy vezë të ziera
  • Dy domate mesatare
  • Një spec
  • Gjysëm kastraveci
  • Një qepë të thatë (të vogël)
  • 100 gram djath i butë
  • Një filxhan misër i zier
  • Pak kripë dhe pak rigon trumzë
  •  

    Për përgatitjen e dressing-ut:

    1. Varianti 1.
    • Një kos me pak yndyrna psh: Natural ose Complet 2% ΔΕΛΤΑ ose Total 2%
    • Një lugë të vogël vaj ulliri
    • Gjysëm luge të vogël uthull balsamike
    • ¼ e lugës së vogël me kripe dhe erëza të tjera nëse dëshironi
    • 2-3 gjethe majdanozi 
    1. Varianti 2.
    • Dy lugë vaj ulliri
    • Gjysëm luge të vogël uthull balsamike
    • ¼ e lugës mustardë
    • ¼ e lugës së vogël kripë dhe erëza të tjera nëse dëshironi
    • 2-3 gjethe majdanozi

     

    Përgatitja:

    Presim domaten, kastravecin dhe djathin në forma kubike ndërsa specin dhe qepën në copa të vogla. Ziejmë misrin për 3-4 minuta. Përziejmë në një tas të vogël përbërësit e zgjedhur për përgatitjen e dresing-ut (sipas varianteve që dëshirojmë) dhe shtojmë majdanozin.

    Servirja:

    Vendosim dhe përziejmë të gjithë përbërësit në një tas të thellë, shtojmë vezët e ziera dhe mbi to dressingu-n e përgatitur. Shërbehet e ngrohtë ose e ftohtë. Kjo sallatë përbën një vakt të plotë dhe me kalori e cila nuk ka nevojë të shoqërohet me ushqime të tjera.

    Variant tjetër:

    Një variant tjetër i mirë është që vezët ti zëvendësojmë me copa të vogla të prera nga gjoksi i pulës ose gjelit të detit ose nëse hiqni vezët dhe kosin mund ti zëvendësoni ato me 120 gram ton ose produkte të tjera deti. Nëqoftëse toni është me vaj mund ta përdorim vajin e tij për përgatitjen e dressing-ut.