Thjerrëza

USHQIME
Typography

Për 4-5 racione

Përbërësit që nevojiten
• 250 gram thjerrëza
• 150 gram qepë e thatë
• 150 gram karrota

• një patate të mesme rreth 150 gram.
• pesë thelpinj hudhër
• dy gjethe dafine
• një domate e pjekur rreth 200 gram
• nga një lugë çaji me kripë, piper, rigon
• pesë lugë vaj ulliri.

Mënyra e përgatitjes:

Vendosim thjerrëzat në një tenxhere me ujë dhe i vendosim në zjarr deri sa të marrin një valë, e derdhim ujin e parë i cili ka marrë ngjyrë të errët dhe e zëvendësojmë me 4 -5 gota me ujë të ngrohtë. Presim patatet dhe karrotat ose i grijmë në mikser sipas preferencës dhe së bashku me qepën dhe domaten ja shtojmë thjerrëzave. E lëmë të vazhdojë zierja për 45 minuta. Pak para se ti heqim nga zjarri i shtojmë kripën, piperin, rigonin, vajin e ullirit.

Thjerrëzat si të gjitha bishtajoret e tjera kombinohen mrekullisht me peshkun ose me turshi dhe ullinj. Mirë do të ishte të shmangej shoqërimi me djath pasi kalciumi që ka djathi pengon përthithjen e hekurit që kanë thjerrëzat.

(shënim) Siç dihet thjerrëzat kanë një sasi hekuri, por qe nuk absorbohet lehtësisht nga organizmi pasi ato përmbajnë shumë fibra të cilat e mbajnë atë të lidhur, e ngurtësojnë dhe e nxjerrin së bashku me to përmes jashtëqitjes. Që të sigurojmë një absorbim më të mirë i shtojmë pak karrot që ka vitamin A, shtojmë patate (që ka vitamin C, vitamin B dhe pak niseshte) të cilat gjithashtu ndihmojnë në përthithjen e shpejtë të hekurit.  Të gjitha këto i plotësojnë thjerrëzat me vitamina, minerale dhe aminoacide për ti bërë ato një vakt të plotë.