Fasule

USHQIME
Typography

Për 6-8 racione.

PËRBËRËSIT:

·         Gjysëm kile fasule mesatare

·         6-7 gota  ujë

·         200 gram karrota  

·         200 gram qepë e thatë

·         100 gram selino

·         100 gram lëkurë portokalli

·         5 lugë gjelle  pelte domate ose salcë domate

·         Një patate gati 50 gram

·         4 lugë gjelle vajulliri

·         Një lugë të vogël kripë, piper 

·         dhe një spec të kuq

 

Mënyra e përgatitjes: 

 

Fasulet i vendosim që një natë më parë në ujë me pak kripë. Të nesërmen i shpëlajmë mirë dhe i vendosim në një tenxhere me 5-6 gota ujë. I shtojmë të gjitha perimet (të grira) dhe lëkurën e portokallit nëse dëshirojmë (pasi i jep aromë më të mirë fasuleve).

I vendosim të ziejnë për gati 1 orë – 1 orë e gjysëm (në varësi të fasuleve) dhe pak para se të jenë zier i shtojmë 5 lugët me salcë ose pelte domate ose domate e grirë mirë (nëqoftëse i preferojme fasulet me domate). Në fund i shtojmë kripën dhe piperin.

 

Me këta përbërës përgatisim 6-8 racione.

 

Fasulet si të gjitha bishtajoret e tjera shoqërohen shumë mirë me një racion djath, pak peshk, pak turshi dhe 5-6 ullinj.