Omeletë

USHQIME
Typography

Për 1 racion.

Përbërësit që nevojiten:
·       Dy vezë
·       Një kokërr  domate mesatare, afërsisht 300 gram,

·       50 deri 70 gram kërpudha të freskëta,

·       Një spec  mesatar, afërsisht 100 gram,

·       Një lugë e vogël qumësht pa yndyrë, një lugë e vogël miell,

·       Një lugë e vogël trumzë dhe një lugë e vogël rigon,

·       50 gram djath i verdhë i butë (i grirë)

·       Një lugë e vogël vaj ulliri.

 

Mënyra e përgatitjes:

Në një tigan hedhim domaten e grirë, kërpudhat dhe specin e prerë,  si dhe trumzën dhe rigoni dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë të ulët deri sa të avullojë lëngu i domates (1). Rrahim vezët, qumështin dhe miellin deri sa krijohet një përzierje dhe e hedhim në tigan menjëherë sa të fillojë të avullojë gjithë lëngu i domates. Pasi të jetë zhdukur i gjithë uji, i shtojmë sipër djathin e grirë dhe vajin e ullirit. E lëmë të piqet në zjarr të ngadaltë edhe për 5 minuta.    

(1)  Në të njëjtën mënyrë mund të përdorim të gjithë përbërësit e përmendur deri këtu për të përgatitur një salcë domate të lehtë për makarona apo oriz, dhe së bashku me sasinë e djathit që kemi përmendur më sipër mund të përgatisim një vakt të shijshëm.