Sallatë me oriz

USHQIME
Typography

 Përbërësit për 4- 5 racione:

  • Dy gota oriz
  • Një domate mesatare (të pjekur) të prerë në kube të vegjël
  • Një spec i vogël i prerë në kube
  • Gjysëm kastraveci i prerë në kube
  • Një filxhan misër (paketimi gjysëm i zier)
  • 100g djath të verdhë ose 100g ton
  • Katër feta proshutë gjeldeti të prera në copa të vogla
  • Një filxhan kërpudha
  • Katër lugë vaj ulliri
  • Kripë dhe piper
  • Përgatitja:

    Ziejmë orizin me katër gota ujë. Pak para se të avulloj i gjithë uji, shtojmë misrin dhe vajin e ullirit. Pasi të jetë avulluar i gjithë uji, i mbulojmë me një pecetë të thatë dhe i lëmë për gati 5 minuta. Në vijim e vendosim orizin e zier në një tas të madh dhe shtojmë të gjithë përbërësit duke i përzier.

    Një propozim tjetër është të zëvendësoni djathin dhe proshutën e gjelit të detit me ton dhe katër - pesë ullinj të copëtuar.