Sallatë me ton, kokë lakër dhe karrot

USHQIME
Typography

Për 1- 2 racione:
Mënyra e përgatitjes:
Në një pjatë të madhe presim kokë lakrën në copa të vogla. Pasi e kemi larë me ujë të rrjedhshëm e “ndrydhim” me njërën dorë. Shtojmë 1-2 karrota të grira, majdanoz të freskët të grirë hollë dhe 120 gram ton në vaj ulliri (ndërkohë që vajin ja kemi veçuar për përgatitjen e dresing-ut).

Përziejmë të gjithë përbërësit së bashku me salcën (dresing) që po ju rekomandojmë. 

Për salcën (dresing) të sallatës me ton do të përdorim: një lugë gjelle vaj (që e kemi veçuar nga toni), një lugë gjelle uthull balsamico, një lugë gjelle majonezë, një lugë çaji salcë domate të përgatitur nga domate të freskëta. I grijmë të gjitha sëbashku për 1-2 minuta dhe më pas i shtojmë në sallatë.