Fasule pllaqi në furrë

USHQIME
Typography

Për 4-5 racione:
Përbërësit e nevojshëm:

  • Gjysëm kg fasule (pllaqi)
  • Një kuti me salcë domate ose dy filxhan domate të freskëta të grira
  • Një qepë e madhe (150 gr).
  • 6-8 thelpinj hudhër
  • 100 gram majdanoz
  • 5 lugë vaj ulliri
  • Kripë dhe piper
  • 4-5 gota ujë.
  •  

    Mënyra e përgatitjes:

    Fasulet i vendosim që një natë më parë në një tenxhere me ujë të vakët dhe kripë. Ditën e nesërme i shpëlajmë mirë dhe i vendosim të ziejnë me 5 gota uji. Pasi kanë zier mirë i vendosim në një tavë. Ndërkohë që në një tas të madh grijmë qepën, hudhrën, presim majdanozin në copa të vogla. Shtojmë vajin, kripën, piperin dhe domatet e freskëta. Të gjithë këta përbërës i shtojmë mbi fasule. I vendosim të piqen në furrë në temperaturë 250 gradë për 30-45 minuta.