KOFSHA PULE TË PJEKURA

USHQIME
Typography

rbësit r 4-5 racione:

  • 12 kofsha pule
  •   4 lugë vaj ulliri
  •   4 patate mesatare
  •   një spec të madh të prerë hollë
  •   një qepë të madhe të prerë
  •   400 gram domate të prerë në kubik
  •   pak trumzë ose rigon, kripë dhe piper
  •   pak kerri
  • Mënyra e përgatitjes:

    Pastrojmë mirë kofshat e pulës me ujë të cilit i kemi shtuar dhe pak uthull. Në vazhdim shtojmë kripën, piperin, kerri dhe i vendosim në tavë. Patateve ju shtojmë kripën dhe piperin, i përziejmë me specin dhe qepën dhe i shtrojmë në tavë ku më parë kemi vendosur kofshat e pulës. Shtojmë trumzë dhe / ose rigon (sipas dëshirës) si dhe domatet. Shtojmë një gotë me ujë dhe i vendosim të piqen për rreth gjysmë ore në 250 gradë.