Fasule pllaqi me perime

USHQIME
Typography

Përbërësit e nevojshëm për 4-6 racione: 

  • ½ kilogram fasule pllaqi
  • ½ kg presh të prerë në copa
  •  1 kilogram spinaq
  •  2 tufa qepë të njoma
  • ½ filxhan vaj ulliri
  •  1 filxhan salcë domate
  •  1 tufë majdano
  •  1 tufë kopër
  •  Kripë dhe piper
  • Mënyra e përgatitjes:

    Fasulet i vendosim në ujë që një natë më parë. Të nesërmen i shpëlajm me ujë të bollshëm dhe i vendosim të ziejnë deri sa të zbuten. Pastrojmë perimet dhe i presim në copa të mëdha. I përziejmë duke shtuar kripë. Në një tavë shtrojmë gjysmat e perimeve dhe mbi to shtojmë fasulet. I mbulojmë me pjesën tjetër të perimeve dhe shtojmë salcën e domates. Në fund të pjekjes shtojmë edhe gjysëm filxhan vaj ulliri. I vendosim të piqen edhe për rreth 30 minuta në temperaturë 200 gradë.