H & W SOLUTIONS

TË REJA SHKENCORE
Typography

Kompania H & W SOLUTIONS është një kompani e re e cila operon në fushën e shërbimeve shëndetësore. Në një bashkëpunim me INTERMEDICA dhe Wellness po ecet përpara në sigurimin e katër shërbimeve të rëndësishme shëndetsore për njeriun.

Potenciali shkencor i H & W përbëhet nga profesionistë të zotë në fushën e të ushqyerit, mjekësisë, psikologjisë, gjenetikës dhe përgatitjes sportive, të cilët do të qëndrojnë në çdo kohë pranë qytetarëve duke ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm.

 

Kontrolli Gjenetik dhe Shëndeti

Nëpërmjet analizës së gjeneve çdo person mund të njoh se kush është në të vërtetë dhe se si mund të menaxhojë shëndetin e tij.

Paketa 1 (Ushqyerja e personalizuar)

  • Bëhet kontrolli i ndryshimeve gjenetike të cilat na tregojnë
  1. Përqindjen e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve që duhet të ketë dieta e përditshme.
  2. Nevojat e njeriut për minerale, elementët si (hekur, zink, selen, folate, vitamina, choline, kalcium) dhe fibra.
  3. Nëse ai mund dhe duhet të marr shtesa ushqimore (vitamina).
  4. Sa kafe, kripë dhe alkool duhet të konsumoj.
  5. Përfshirjen e ushqimeve të veçanta në dietë.
  6. Funksionimi i orës biologjike.
  7. Nevojën e pacientit për mbështetje psikologjike (sidomos nëse ka predispozitë gjenetike)

 

  • Në mënyrë të përmbledhur nëpërmjet kontrollit të mësipërm njeriu mund të kuptojë nëse ka predispozitë gjenetike për zhvillimin e intolerancës ndaj glutenit dhe qumështit por njëkohësisht sjell edhe modifikime gjenetike të cilat janë të lidhura me rifitimin e mundshëm të peshës.

Paketa 2 (Sëmundjet e predispozueshme)

Kontrolli i predispozitës gjenetike për:

2.1 Thrombophilia
2.2 Diabetin e Tipit II
2.3 Osteoporozën
2.4 Hipertensionin
2.5 Sëmundjet kardiovaskulare
2.6 Sidromën metabolike

 

Paketa 3 (Aktiviteti sportiv)

3.1 Me këtë shërbim mund të:

  1. a) Kontrollojmë nëse atleti ka një predispozitë gjenetike për të patur një performancë të lartë në aktivitete sportive të ndryshme.
  2. b) Kontrollojmë ndryshimet gjenetike që lidhen me zgjedhjen e sportit të duhur dhe trajnimin e duhur për personat me profil të caktuar gjenetik (qëllimi është zgjedhja e sportit të përshtatshëm përmes udhëzimeve të duhura nga ana e trajnerit duke u bazuarnë aftësitë -nevojat e atletit).
  3. c) Zbulojmë ndryshimet gjenetike që lidhen me rritjen e rrezikut të dëmtimit të tendinave dhe kockave por edhe potencialin gjenetik për rehabilitimin e tyre.
  4. d) Kontrollojmë gjenet që mund të jenë të lidhura me mundësinë e marrjes së shtesave ushqimore (p.sh. hekuri, proteina etj).
  5. e) Zbulojmë ndryshimet gjenetike të cilat janë të lidhura me gjendjen psikologjike (ndoshta atleti ka nevojë për mbështetje emocionale për të arritur qëllimet e tij).

 

Paketa 4 (Paketa e fëmijëve)

4.1 Përmes kësaj pakete një prind mund të marr përgjigje për shumë pyetje themelore të cilat lidhen me fëmijën e tij.  Në mënyrë të veçantë:

  1. a) Zbatojmë një test gjenetik për të identifikuar variacionet gjenetike që përcaktojnë predispozitën për mbipeshë tek fëmijët.
  2. b) Kontrollojmë modifikimet gjenetike të cilat janë të lidhura me predispozicion gjenetik për intolerancë ndaj glutenit dhe laktozës.
  3. c) Kontrollojmë gjene që janë të lidhura me gjendjen psikologjike të fëmijës.

 

4.2 Në vijim të pikës  4.1 ndihmojmë trajnerin në zgjedhjen e një sporti të përshtatshëm për fëmijët dhe trajnimin e duhur bazuar në korrelacion më të mirë të performancës që kanë njerëz me profil të njëjtë gjenetik. Zbulojmë ndryshime gjenetike që lidhen me rritjen e rrezikut të dëmtimit të tendinave dhe kockave.

 

Paketa 5 (Mirëqënia dhe Jetëgjatësia)

5.1 Nëpërmjet këtij kontrolli ju mund të mësoni nëse personi ka gjene që lidhen me jetëgjatësinë dhe llogaritjen e indeksit të rinisë. Gjithashtu mund të gjejmë nëse ka ndryshime gjenetike që janë të lidhura me rritjen e stresit oksidativ.

5.2 Përcaktojmë moshën biologjike të secilit person, e cila në vazhdim me një program të rregullt ushqimor mund të përmirësohet.

 

Matja Reale e Metabolizmit

Metabolizmi është procesi biokimik në të cilin oksigjeni reagon me përbërësit e tij ushqyes në prodhimin e energjisë e cila është e nevojshme për funksionimin e trupit tonë. Matja e saktë e metabolizmit shërben si një mjet për krijimin e një regjimi të saktë ushqimor dhe një programi të aktivitetit fiziktë të nevojshëm për menaxhimin e peshës. Gjithashtu duke matur metabolizmin (BMR) e di saktësisht se sa kalori dhe çfarë përbërësish ushqimor duhet ti japim çdo personi në mënyrë të personalizuar. Pajisja matëse që përdoret, FitMate, është një nga pajisjet më moderne për matjen e sistemit të metabolizmit të njeriut.

 

Analiza e Saktë e Përmbajtjes së Trupit

Me paisjet më të fundit të teknologjisë mund të masim:

  1. Përqindjen (%) e yndyrës, vlerën absolute të masës së yndyrës, masën muskulore për pjesë të veçanta të trupit.
  2. Vlerën totale të lëngjeve në trup
  3. Litrat dhe % totale të sasisë së ujit (TBË)
  4. Pesha dhe % e masës qelizore (BCM)
  5. Litrat dhe % e ujit brendaqelizor (ICË)
  6. Litrat dhe % e ujit jashtëqelizor (ECË)
  7. Pesha dhe % e indeve të padhjamosura (FFM)
  8. Matja e Stresit oksidativ – (PA)
  9. Pesha dhe % e masës së muskujve (MM)
  10. Korrelacioni i shkëmbimit natriumi / kaliumi (Na / K)

 

PROGRAME USHQIMORE DHE DIETA

Përgatisim programe ushqimi dhe Dieta për:

* Humbjen e peshës trupore

* Trajtimin e çrregullimeve të ngrënies si anoreksia nervore – Bulimia

* Fëmijët dhe adoleshentët mbipeshë

Dieta për patologji të ndryshme si:

* Sëmundjet kardiovaskulare
* Hipertensioni
* Hyperlipidemia
* Anemia
* Osteoporoza
* Problemet e tretjes
* Diabeti

Gjithashtu përgatisim programe ushqimore për:

* Rastet me alergji ushqimore
* Për shtatzëni dhe gjidhënie
* Për atletët

 ---------------------------------------------------------------------------

H&W Solutions Sh.P.K.

Kontakt: 00355.69.23.84.355

email  : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.